
Nëse pranë Olta Bokës do të vendosnim togfjalëshin punë e re, me të drejtë do të hamendësonit diçka që ka të bëjë me muzikën. Por jo, prej 6 muajsh Olta po ushtron profesionin për të cilin është arsimuar.
“Më lejoni të ndaj me ju eksperiencën time më të re me qëllim përvetësimin dhe shndërrimin në profesionin e ardhshëm. Prej më shumë se 6 muajsh synoj të plotësoj formimin tim juridik, (momentalisht si asistent Notere) me dëshirën dhe përkushtimin që një ditë Vula të mbajë emrin Tim si një “autograf” me përgjegjësi për shërbimet jetësore Noteriale!’ shkruan këngëtarja.
Po me muzikën, ç’do bëhet?
“P.S: Muzika është profesioni im i përjetshëm nga i cili s’do mundem të heq dot dorë kurrë!” përfundon postimin Olta.