News

Ç’pyetje ngre përdhunimi i 13-vjeçares nga 7 djem në Kavajë

Ç’pyetje ngre përdhunimi i 13-vjeçares nga 7 djem

E kuptoj deri-diku revoltën e çdo prindi, megjithëse nisur nga statistikat, le ta pranojmë që pyetja në vijim është me vend: Po sikur fëmija juaj të jetë përdhunuar?

Rasti i vajzës 13-vjeçare në Kavajë, që për disa muaj ishte përdhunuar sistematikisht nga 7 djem, ngre një sërë pyetjesh në lidhje me sigurinë në shkollë, seksualitetin te fëmijët, raporti me prindërit etj.

The Economist i dha zero pikë Shqipërisë në lidhje me mekanizmat mbrojtës kundër abuzimit seksual të fëmijëve. Thuhet gjithashtu nëpër studime se rreth 12% e fëmijëve shqiptarë janë viktima të ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre janë viktima të abuzimit seksual. Të mos flasim pastaj për mentalitetin – pjesa më e madhe e këtyre rasteve nuk bëhen publike.

Rasti tronditës në Kavajë – që shkon deri në kufijtë e një historie të pabesueshme – ngre edhe njëherë alarmin e sigurisë në shkollë.

Sipas informacioneve të tanishme, ngjarja u zbulua rastësisht nga sanitarja e shkollës. E përsëris edhe njëherë – nga sanitarja! Po psikologu i shkollës ku ishte? Siç e thamë më sipër, përdhunimi ndodhte prej disa muajsh, që do të thotë se nuk do mend që e mitura ka shfaqur shenja të një fëmije të abuzuar seksualisht.

Sigurisht që në këtë pikë nuk dua kurrsesi të gjej një fajtor. Është e kuptueshme që një psikolog nuk mund të kontrollojë disa mijëra nxënës që ka një shkollë. Kësisoj lind nevoja urgjente që të shtohet numri i psikologëve nëpër shkolla. Ku i dihet, ndoshta përdhunimi mund të ishte zbuluar kohë më parë.

Kalojmë tani tek kurrikula. Nisur nga komentet e disa ndjekësve në Facebook, në pjesën dërrmuese të shkollave nuk përfshihet fare lënda e edukatës seksuale. Nuk duhet të harrojmë që fëmijët rreth moshës 12-13 vjeç duhet të kenë edukatë seksuale. Prindërit dhe shkolla duhet të sigurohen që të miturit të dinë kuptimin e disa gjërave, përpara se ta mësojnë në një mënyrë tjetër. Fëmija duhet të jetë i vetëdijshëm për trupin e tij.

Nga ana tjetër, e rëndësishme është edhe raporti prind-fëmijë. Sigurohuni që fëmijët të jenë të sigurt kur lundrojnë në internet. Pyetini vazhdimisht se me kë po flasin, ku po shkojnë dhe krijojini ambjent të përshtatshëm në mënyrë që të mos ju mbajnë sekrete.

7 djemtë në Kavajë, i bënin presion 13-vjeçares me një video të filmuar më parë. “Mënyra si adoleshentët janë të ekspozuar nga informacioni, dëshira për të eksploruar dhe eksperimentuar, bën të kemi raste të tilla me kërcënime,” tha me të drejtë për Top Channel presidentja e Urdhërit të Psikologut në Shqipëri.

Mos anashkaloni aktivitetet jashtëshkollore. Përfshihuni në jetën e tyre, në mënyrë që të ndihen të mbrojtur.

Në përfundim, nëse nuk shtohet numri i psikologëve nëpër shkolla, nëse fëmijët nuk marrin informacionin e duhur për seksualitetin dhe nuk kanë një raport të ngushtë me prindërit, na ngelet vetëm të kryqëzojmë gishtat që dikush tjetër të mos jetë viktima e radhës!

       
Sindi Salaj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

What question raises rape of 13-year-old boy from 7 boys in Kavaja?

Ç’pyetje ngre përdhunimi i 13-vjeçares nga 7 djem

I understand some parent's revolt somewhat, though from the statistics, let's assume that the following question is appropriate: What if your child was raped?

The 13-year-old girl in Kavaja, who was systematically raped by seven boys for several months, raises a number of questions about school security, child sexuality, parenting, and so on.

The Economist gave zero point to Albania over the protection mechanisms against child sexual abuse. It is also reported in studies that about 12% of Albanian children are victims of sexual harassment, while 5% of them are victims of sexual abuse. Let's not talk about the mentality - most of these cases are not made public.

The shocking case in Kavaja, which goes to the limits of an incredible story - once again raises the security alarm at school.

According to current information, the event was accidentally discovered by the school cleaner. I repeat again - by the purifier! What school psychologist was there? As we said above, rape happened for several months, which means that you do not mind that the juvenile has shown signs of a sexually abused child.

Of course, at this point I do not want to find a culprit. It is understandable that a psychologist can not control a few thousand students who have a school. There is therefore an urgent need to increase the number of psychologists in schools. Where it is known, maybe rape could have been discovered long ago.

Let us now go to the curriculum . Based on the comments of some Facebook followers, most schools do not include any sex education. We should not forget that children around the age of 12-13 should have sexual education. Parents and schools should ensure that minors know the meaning of some things before they learn it in another way. The child should be aware of his body.

On the other hand, the parent-child relationship is also important. Make sure your kids are safe when sailing online. Ask them constantly who they are talking about, where they are going and create a suitable environment so they will not keep you secret.

The 7 boys in Kavajë, pressured the 13-year-old with a previously filmed video. "The way adolescents are exposed to information, the desire to explore and experiment, have such cases," said rightfully for the Top Channel president of the Psychologist Order in Albania.

Do not miss extracurricular activities. Involve in their lives so that they can feel protected.

Sexual harassment also includes kisses, touches, exposure to pornography. The consequences are long-lasting in children and adolescents and are related to physical and emotional health; they exhibit problems with sexuality, are prone to suffering from depression and anxiety, have suicidal thoughts, do not value themselves, and so on.

Sindi Salaj