News

Dyshohet se 17-vjeçarja qëlloi veten me plumb në kokë: Një përmbledhje e ngjarjes që tronditi vendin

Dyshohet se 17-vjeçarja qëlloi veten me plumb në kokë:
Google Images

Një ngjarje shokuese ndodhi dje (14 korrik 2025) në Vlorë, ku një vajzë 17 vjeç qëlloi veten me plumb në kokë, teksa ishte në shtëpinë e gjyshërve. E reja, me inicialet H.H. ndodhet në gjendje të rëndë dhe raportohet se është në intubim.

Si ndodhi ngjarja?

Dyshohet se 17-vjeçarja qëlloi veten me plumb në kokë:

17-vjeçarja u shoqërua në spital nga familjarët, pasi u gjet e plagosur në kokë, me armë zjarri. Burimet nga stafi mjekësor bënë me dije se ajo ishte e ndërgjegjshme gjatë mbërritjes në spital. Policia njoftoi se vajza u paraqit në spitalin e Vlorës rreth orës 11:40, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri në banesën e gjyshërve, në lagjen “Kushtrimi”.

Dyshohet se familjarët e saj e gjetën vajzën në gjendje të rëndë. Sipas burimeve, ajo është vetëplagosur afër zonës së syrit, pas një debati me të atin.

Policia e Vlorës shoqëroi të atin e vajzës për ta marrë në pyetje, pasi ai ka qenë i pari që e ka shoqëruar drejt spitalit. I ati i vajzës u rezistoi forcave policore, duke kundërshtuar dhe thënë se donte ta shoqëronte vajzën në spitalin e Tiranës, por nuk është lejuar.

Arrestimi i të atit

Sipas policisë, 17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte në familje. Dyshohet se i ati kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, duke e rënduar psikologjikisht, deri në pikën që ajo tentoi vetëvrasjen.

I ati u arrestua dhe akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim vetëvrasjeje”. Dyshohet se ai kishte debatuar me tone të larta me të bijën, pasi donte që ajo të jetonte me të, bashkëshorten e tij të re dhe fëmijët e tyre.

Gjithashtu, në gjendje të lirë është proceduar edhe gjyshi i vajzës, i cili akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve”, pasi dyshohet se arma me të cilën e mitura tentoi vetëvrasjen, i përkiste atij.

Dyshohet se arma është fshehur nga familjarët, ndaj policia po kërkon për ta gjetur, në mënyrë që të vijojnë hetimet e mëtejshme.

Gjendja e vajzës

Dyshohet se 17-vjeçarja qëlloi veten me plumb në kokë:

Vajza u transportua nga spitali i Vlorës në atë të Traumës në Tiranë dhe ende paraqitet në gjendje të rëndë për jetën. Mjekët janë duke u kujdesur për të, ndërsa ndodhet në intubim. 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb