Showbiz

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e Alketës

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e

Alketa Vejsiu postoi disa foto dhe video nga pushimet diku në Afrikë dhe ç’ra në sy ishin këto dy përshkrime. Në një video të peisazhit, shkruhet:

“Afrika është një mrekulli natyrore, por një dhimbje e madhe! Varfëri ekstreme që imagjinata njerëzore nuk e percepton dot deri sa e prek! Afrika nuk rrëfehet dot me fjalë dhe foto, po kuptohet vetëm kur jetohet. Ka shumë më mirë se Shqipëria patjetër, por ka shumë shumë më keq... Bota është shumë e padrejt! Sikur ta dinin këta njerëz se çfarë mundësish ekzistojnë përtej realitetit të tyre të izoluar do shkulnin gjithë xhunglën për ta ndryshuar fatin dhe të ardhmen. Ata thjesht nuk e dinë...”

Dhe në këtë kolazh fotosh dhe videosh fëmijësh të zonës, Vejsiu përfshiu një citim nga filantropistja Mary McLeod Bethune dhe #poverty: “Daullet e Afrikës më kumbojnë akoma në zemër. Nuk do më lënë të pushoj deri sa çdo vajzë dhe djalë afrikan të ketë shansin t’i provojë vlerën botës.” Citimi origjinal përmban fjalën “negroes” i cili konsiderohet racist nëse nuk përdoret nga një njeri me ngjyrë, por duket se Vejsiu e ka ndryshuar.

Përtej publikimit të fotove të minorenëve pa autorizim, tema e përbashkët e këtyre postimeve është varfëria. Afrika është një vend i varfër dhe kjo është e vetmja gjë që dihet gjerësisht për të. Edhe ju, kur mendoni për Afrikën, me siguri, mendoni një ose dy imazhet e mëposhtme.

Safari, tribu, piramidat e Egjiptit, ç’keni parë në një dokumentar rastësor.

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e

Ose luftë, varfëri, murtajë, rrezik, madje dhe SIDA.

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e

Është gjithçka një keqkuptim shumë i madh. Mitet e mëposhtme për Afrikën nisin që nga keqedukimi apo mungesa e edukimit e theksohen prej reklamat e organizatave jofitimprurëse.

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e

Mite si këto për Afrikën ka plot dhe më poshtë gjeni shtatë më popullorët.

1. Afrika nuk është shtet

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e

Afrika është kontinent me 54 shtete të pavarura. Secili shtet ka monedhën, flamurin, himnin, historinë, kuzhinën, muzikën, identitetin dhe kulturën e tij. Në Afrikë fliten mbi 2,000 gjuhë dhe 1.2 miliardë banorët e kontinentit përbëjnë mbi 3,000 grupe etnike. Afrika është goxha më e madhe nga ç’duket në hartë, me një sipërfaqe prej 30,244,049 kilometra katrorë. Është kontinenti i dytë më i madh në tokë, qoftë për popullsi apo sipërfaqe.

2. Gjithë shtetet afrikane vuajnë nga varfëria ekstreme

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e
Angola

Varfëria është një problem madhor për shumë shtete afrikane dhe ndoshta është gjëja e parë që vihet re kur vizitohet nga turistë. Sidoqoftë, jo gjithë shtetet afrikane vuajnë nga varfëria. Afrika e Jugut, për shembull, mbart pasuri të shumta natyrore dhe është e 33-a në botë për sa i përket GDP-së, listuar nga World Bank për vitin 2016. Sipas të njëjtës listë, Nigeria ka GDP më të lartë se Norvegjia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

3. Afrika është e rrezikshme dhe e dhunshme

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e

Duke qenë se në lajme shohim vetëm luftëra, revolucione, piratë dhe fëmijë ushtarë, s’është e habitshme që njerëzit kanë frikë të udhëtojnë drejt Afrikës. Ngaqë lajmet e këqija shesin më shumë se të mirat, asnjë prej nesh s’ka dëgjuar për qeverinë demokratike dhe të qëndrueshme të Botsvanës apo tolerancën fetare të Senegalit. Jeta e klasës së mesme në Afrikë është e njëjtë me gjithë botën. Si në çdo vend në botë, ka krim edhe në shtetet afrikane.

4. Afrika është e mbushur me sëmundje

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e

Sëmundjet marrin miliona jetë njerëzish në Afrikë prej mungesës së programeve të imunizimit në fëmijëri dhe shërbimeve bazë shëndetsore. Sidoqoftë, dekadën e fundit, programet e suksesshme të imunizimit kanë pakësuar dukshëm poliomelitin dhe fruthin. Si vizitor, sëmundjet ekzotike të kontinentit si ethet e verdha, ethet e tofos, tërbimi mund të shmangen me anë të vaksinave, ndërsa malaria luftohet me anë të profilaktikëve. HIV/SIDA shmangen në të njëjtën mënyrë si kudo. Shumica e spitaleve privatë në Afrikë janë në të njëjtin nivel me spitalet kudo në botë.

5. Kafshë të rrezikshme qarkullojnë rrugëve të shteteve afrikane

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e

Është e vërtetë që mund të shihni rinocerontë pak kilometra larg qendrës së Nairobit, qytetit më të madh në Afrikën Lindore. Mund të gjeni krokodilë në rezervuarët e fushave të golfit në Afrikën e Jugut dhe rrugëve të Lilongëe, kryeqytetit të Malaëi, mund të haseni me hiena. Pjesa tjetër e kontinentit i mban kafshët e egra në parqe kombëtare. Mund t’ju zënë sytë ndonjë struc buzë rrugëve në Afrikën Jugore, por elefantët, gjirafat, luanët dhe buajt janë të gjithë në parqe të mbrojtur a safari.

6. Teknologjia është e prapambetur në Afrikë

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e

Gjithë kontinenti përdor celularë, madje dhe banorët e zonave jo dhe aq të zhvilluara zotërojnë smartphone me internet e kamera. Në Kenia, celularët përdoren për të kryer veprime bankare. Anëtarët e tribusë Maasai, veshur me shuka të kuqe, flasin me mesazhe me njëri-tjetrin për të mësuar çmimet e fundit të bagëtive. Ata që punojnë në shëndetësi ndajnë me të tjerët të rejat më të fundit në fushën e imunizimit. Transfertat e parave, shëndetësia dhe edukimi online janë vetëm disa nga inovacionet që kanë dalë nga Afrika dekadën e fundit.

7. Në Afrikë është gjithmonë vapë

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e
Malet High Atlas në Marrakesh, Marok

Në Afrikë vërtet ka shtete që kanë klimë të nxehtë gjatë gjithë vitit, por deklarata e mësipërme është shumë gjeneraliste. Në Afrikë nuk ka vetëm shkretëtira dhe savana. Ka xhungla, zona pyjore, gjire të ftohta dhe male të larta. Në Afrikën e Jugut, dimrat janë të ftohtë dhe në Afrikën e Mesdheut ka rënë borë. Madje, Malet High Atlas në Marok janë të përshtatshëm për një resort skish.

REELS

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

Pamela, thonë miqtë, është e mahnitur nga mënyra se si Liam e sheh jetën, ndërsa dyshja duket se kanë gjetur paqe në krahët e njëri-tjetrit.

Hermosa 🔥

We explain to Africa those who were confused by Alket's posts

U shpjegojmë Afrikën atyre që u konfuzuan nga postimet e
----we-explain-to-africa-those-who-were-confused-by-alket39s-posts