Për gjithkënd që nuk është në dijeni, këtë herë emisioni “Gjurmë shqiptare” i Marin Memës trajtoi figurën e nacionalistit grek, Thimio Lolit, memoriali i të cilit gjendet në fshatin Kranje të Bashkisë Finiq.
“Thimio Loli, një ithtar i Vorio Epirit, një vrasës i dokumentuar i shqiptarëve në disa periudha. Kur udhëhiqte çetën famëkeqe që sulmoi jugun dhe juglindjen e vendit.” shprehej ndër të tjera Mema në Gjurmë Shqiptare.
Dy ditë pas transmetimit të “Kur nderohet një vrasës i shqiptarëve…” persona të paidentifikuar kanë thyer memorialin duke hequr gjithashtu edhe flamurin grek.

Ndërkohë që mesa duket disa reflektuan fill pas transmetimit të “Gjurmë Shqiptare” dhe kjo vështirë të jetë rastësi, Top Channel raporton se organizata “Omonia” e Sarandës ka reaguar duke e konsideruar aktin një provokim të rëndë antihelenik.
Për këdo që është i interesuar të dijë më shumë rreth çështjes Loli mund të ndjekë këtë video ku zbardhet historia e përplasjes së tij me nacionalistët shqiptarë të jugut.