
Krenar Çoçaj dhe Endi Demneri kanë ndezur zërat për një romancë pasi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Ibiza. Në foton e publikuar nga IconStyle, afërsia mes dyshes të jep përshtypjen se ata të dy mund të jenë më shumë se miq.
Gjithashtu, të dy ndiqen në rrjete sociale dhe kanë postuar story në Ibiza, nga club-i i njohur Ushuaia.
Biznesmeni nga Kosova njihet për lidhjen e tij 8-vjeçare që përfundoi vitin e shkuar me Luana Vjollcën, e cila ndonëse nuk u bë kurrë zyrtare, arriti të merrte vëmendje. Përpara saj, Çoçaj kaloi një romancë të njohur publikisht edhe me Dafina Zeqirin.
Endi Demneri nga ana tjetër, ish-miss Universe Albania 2023, ka qenë private për jetën e saj sentimentale.