Pushim. Një makinë, rrobat e banjës veshur, ushqim dhe ujë me vete. Çfarë mungon?! Një listë më këngë ritmike dhe gati për plazh! Fillojmë?
1. Genc Prelvukaj & Aurela Gaçe (Adrenalinë)
E nisëm nga bashkëpunimi më i fundit. Këngë puro shqiptare me nota patriotike të theksuara. Teksa ngjisni Llogaranë, seç do të ndjeni një super dëshirë për ta kënduar me zë të lartë.
2. Alban Skënderaj & Miriam Cani - Duamë
Nëse je pjesë e grupit (pushime me të dashurin), "Duamë" s'duhet të mungojë. Vërja me lezet dhe ngrija zërin deri në fund. Ta dëgjojë mirë që çdo fjalë i dedikohet atij!
3. Majk/Geasy- Malena
Ah Malena, Malena. Vuan ose jo për ndonjë "Malenë", kjo këngë s'duhet të mungojë në makinë.
4.ARNON ft. Sardi - E Pashë Unë Djallin
Super ritëm, tekst intrigues dhe muzikë që të bën të kërcesh. Vetëm kujdes shoferin.
5. Ledri Vula- Rio
Një këngë vere duket kështu apo jo?