Metropolitan

Videoklipi i Duas bën namin dhe domosdo: Me të qenkan marrë VIP-a, VIP-a!

Videoklipi i Duas bën namin dhe domosdo: Me të qenkan marrë

Dy Dua Lipa kryesojnë dy ekipe: ekipin blu dhe ekipin e kuq.

Videoklipi i Duas bën namin dhe domosdo: Me të qenkan marrë

Dua grindet, i bën karshillëk vetes dhe pastaj e puth në ballë. Një ide e veçantë që për t’u realizuar, kërkoi mjeshtra dhe shumë kohë.

Videoklipi i Duas bën namin dhe domosdo: Me të qenkan marrë

I njëjti regjisor që realizoi klipin e këngës “New Rules”, ia doli ta bënte po aq të arrirë vizualisht edhe prurjen e re të këngëtares, që pasi eci mbi ujë, arriti të dilte ballë për ballë me veten në videon më të re, “IDGAF” (I don’t give a fuck)

Henry Scholfield ka realizuar një sërë videoklipesh me fabul të veçantë, si përshembull “Upper Clapton Dance” i Professor Green.

Për videoklipin e këngës “IDGAF”, ai bashkëpunoi me- mbani frymën miq- Stromae-n, artistin belg që u kthye në një prej më të shiturve dhe më të vlerësuarve në botë me hite si “Alors On Dance”, “Formidable” apo “Papaoutai”. Të treja këto klipe kanë edhe realizim mbresëlënës, pasi prekin çështje të ndjeshme të shoqërisë, që nga mungesa e prindit, tek jeta e një të alkoolizuari, tek stresi i pamasë i jetës së përditshme.

Pas publikimit të “IDGAF”, Dua Lipa u shpreh e ngazëllyer që videoja ishte në vend të parë në trendet e Youtube-it.

“Nuk më besohet”, shkroi ajo në rrjetet sociale, “Kaq shumë dashuri. Po më shpërthen zemra!”

 

#IDGAF is #1 TRENDING ON @youtube Thanks for the love, always!! Brb crying xxxxx

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Më pas, këngëtarja tregoi detaje nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit, që zgjatën plot 22 orë.

“Videoja e “IDGAF” ka qenë më e vështira dhe më sfiduesja për t’u filmuar. U deshën 22 orë xhirim, duke nisur nga ora 6 e mëngjesit për të përfunduar të orën 4 të mëngjesit tjetër, por ishte edhe ajo që më shpërbleu më shumë.

Ndihem me shumë fat dhe krenare. Faleminderit për dashurinë.

Faleminderit të gjitha vajzave të këndshme në videoklip, për punën e madhe që bëtë.

Faleminderit Henri Scholfild që përsëri, më ndihmoi ta kthenim idenë në realitet, si edhe Mosaert (Stromae dhe Luc Junior Tam) për drejtimin artistik...”

Edhe pse ka vetëm 6 orë prej publikimit, “IDGAF” ka arritur 1 milion shikime në Youtube.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb