Një prej këngëve më të famshme të viteve ’90-të të grupit Aqua thotë se ‘jeta në plastikë është fantastike’ dhe moda kohët e fundit po e mbështet më shumë se kurrë.
Një nga trendet më të papritura që vjen direkt nga pasarelat në garderobën tuaj janë pikërisht veshjet plastike. Çantat, këpucët dhe kapelet e kësaj vere do të duken kështu.

Markat e famshme si Chanel, Burberry apo Balmain ishin të parat që frymëzuan botën e modës t’i kushtonin më shumë rëndësi këtij materiali.
Ndonëse duken si të projektuara vetëm për pasarela, një palë këpucë apo një çantë plastike duket mrekullisht bukur edhe në rrugë nëse i kombinoni siç duhet!
Çantën e mëposhtëme mund ta gjeni tek Zara për rreth 44 mijë lek.