Fashion & Beauty

Produktet nga Temu & Shein: Senati francez miraton projektligjin për ‘fast fashion’

Produktet nga Temu & Shein: Senati francez miraton projektligjin për

Senati francez ka miratuar me shumicë dërmuese votash një projektligj të ri, i cili synon të rregullojë tregun e ‘fast fashion’ (‘modës së shpejtë’), duke pasur në shënjestër kryesisht platformat e-commerce Temu dhe Shein. Sipas legjislacionit të ri do të vendosen taksa mjedisore, ndalime për reklamimin në publik dhe kufizime për influencuesit.

Projektligji synon të tkurrë pasojat mjedisore që sjell prodhimi i shumtë i produkteve që përdoren zakonisht për vetëm 1 sezon. Rrjedhimisht, produktet ‘fast fashion’ ndikojnë negativisht në ndotjen e mjedisit dhe sjellin gjithashtu edhe probleme me ekonominë.

Produktet nga Temu & Shein: Senati francez miraton projektligjin për

Ligji prezanton një sistem të vlerësimit me ‘eco-vote’, i cili analizon ndikimin mjedisor të produkteve të krijuara dhe shitura nga këto kompani, duke përfshirë emetimet, përdorimin e burimeve dhe riciklueshmërinë.

Markat me pikët më të ulëta mund të taksohen deri në 5 euro për artikull, duke filluar që nga ky vit dhe taksa, deri në vitin 2030, mund të rritet deri në 10 euro. Megjithatë, taksa nuk mundet ta kalojë 50% e vlerës me pakicë të produktit.

Ligji gjithashtu përfshin një ndalim të reklamave për markat ‘ultra-fast fashion’ dhe sanksione për influencerët që i promovojnë ato online.

Edhe pse projektligji ka në shënjestër platformat si Shein dhe Temu, ai shmang ndëshkimet më të rënda për markat e mëdha europiane si Zara, H&M dhe Kiabi.

Produktet nga Temu & Shein: Senati francez miraton projektligjin për

Aktivistët e mjedisit e kanë kritikuar versionin e rishikuar të projektligjit, duke e konsideruar atë si një humbje të një mundësie të madhe për të taksuar të gjithë industrinë që shet produktet e ‘modës së shpejtë’.

“Është një mundësi e humbur,” tha Pierre Condamine, menaxher fushate në "Friends of the Earth France".

“Kemi një projektligj që synon vetëm dy marka dhe për rrjedhojë lë jashtë së paku 90% të prodhimit dhe shitjeve të veshjeve në Francë. Pra, është një mundësi e humbur. Jemi shumë të zhgënjyer, sepse në fund të fundit, po shohim se mbrojtja ekonomike është bërë forca kryesore pas këtij ligji. Ndërkohë që në fillim kishte ambicie për ta çuar sektorin drejt praktikave më të qëndrueshme”, shtoi ai për Euronews.

Por disa ligjvënës francezë argumentojnë se ligji duhet të mbrojë së pari industritë europiane.

“Fatkeqësisht, nuk kemi zgjedhje tjetër. Sot, ende duhet të mbrojmë atë që ka mbetur nga industritë tona europiane. Duhet të bëjmë dallimin mes prodhimit që bëhet në Kinë nga këta gjigantë të modës. Po flasim për një shkallë që është 100 herë më e madhe se e jona. Prandaj, po ruajmë industritë europiane dhe franceze për momentin, sepse nëse nuk e bëjmë, nuk do të mbetet asgjë”, tha senatorja konservatore Sylvie Valente Le Hir për Euronews.

Zëdhënësi i Shein, Quentin Ruffat, reagoi më herët këtë javë ndaj draftit, duke paralajmëruar se ai mund të “ndikojë në fuqinë blerëse” të konsumatorëve francezë.

Mes viteve 2010 dhe 2023, vlera e produkteve të ‘fast fashion’ të reklamuara në Francë u rrit nga 2.3 miliardë euro në 3.2 miliardë euro. Në Francë, 35 artikuj veshjeje hidhen në mbeturina çdo sekondë, sipas agjencisë mjedisore “Ademe”.

Senati e miratoi projektligjin me 337 vota pro dhe vetëm 1 kundër. Drafti do të kalojë tani në një komitet të përbashkët të senatorëve dhe deputetëve në shtator.

Komisioni Europian gjithashtu do të duhet të njoftohet për të siguruar që ligji përputhet me rregulloret e BE-së. Nëse miratohet, kjo do të jetë një nga përpjekjet më agresive legjislative në Europë për të adresuar ndikimin e ‘fast fashion’.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb