






Hunter Johansson
Po po, Scarlet Johansson ka një vëlla binjak.E dinit?! Hunter ka lindur 3 minuta më vonë se aktorja.
Alex Watson
Vëllai i vogël i Ema Watson është mjaftueshëm i bukur për të qënë model- së fundmi është shfaqur përkrah motrës së tij në fushatën e saj publicitare për Burberry. "Unë po kërkoja një kostum te Burberry për premierën e "Harry Potter" kur dikush nga marka më pa dhe tha: “Mendoj se ti duhet të takohesh më drejtorin kreativ të Burberry-t"- thotë Alex. "Isha i shokuar por ishte padyshim një lajm i mirë".
Dave Franco
I diplomuari në Universitetin e Karolinës së Jugut u shfaq në disa video të ndryshme "Funny or Die" me të vëllain James Franco.
Joshua Alba
Nuk është aspak surprizë që dikush që ka lidhje me Jessica Alba-n të jetë kaq sexy!
James Middleton
Vëllai i dukeshës Kate është komplet e kundërta e saj. Ai zotëron një kompani që merret me bërjen e ëmbëlsirave dhe i pëlqejne festat e në lokalet e natës.
David Hudson
Vëllai i Katy Perry-t është gjithashtu muzikant si ajo. "Katy më inkurajon mua". Natyrisht që ajo është ajo që është dhe lidhja që ne kemi më ka ndihmuar mua por nuk kam pasur asnjëherë ndërhyrjen e saj te producentet apo studiot muzikore.
Eric Lively
Vëllai më i madh i Blake Lively është gjithashtu aktor.Së fundmi është shfaqur në një episod të "The Client List"
Burimi: Cosmopolitan