
Vëllai i stilistit të famshëm, Festimi Isufi, i cili ndërroi jetë rreth një muaj më parë, ka bërë një deklaratë mjaft të fortë.
Në një intervistë për emisionin “Kosova Today”, Lulzim Isufi tha se dyshon që në ngjarje të jetë përfshirë edhe një person i tretë.
“Sipas informatave që kam vetë unë personalisht, pa Prokurori, pa asgjë, me sa e di unë, këtu është i përfshirë një i tretë. Ama pa qenë 100% i sigurt, nuk mund të them më shumë”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, ai theksoi se familja e të ndjerit nuk ka marrë ende raportin e autopsisë, i cili duhet të zbulojë shkakun e vdekjes. Po ashtu, shtoi se edhe hetuesit e dinë se ka një tjetër person të përfshirë në ngjarje.
“Akoma nuk e kemi marrë raportin e autopsisë. Nuk ka asgjë të sigurt, nuk kemi marrë asgjë”, deklaroi ai.
“Besoj që edhe Prokuroria e di që ka edhe të tjerë të përfshirë. Ne nuk i përzihemi prokurorisë çfarë bën, por me sa kam informacion, është edhe një i tretë i përfshirë. Kam thënë që po dyshoj, por tani në bazë të informacioneve që kam, po besoj që kjo është e sigurt,” shtoi ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 maj në “Rrugën B” në Prishtinë, ku sipas informacioneve të para zyrtare, pas një përplasjeje mes çiftit, Festim Isufi plagosi të dashurën e tij, Rina Malokun me thikë dhe më pas i dha fund jetës. Megjithatë, dinamika e ngjarjes është ende nën hetim, ndaj nuk dihet saktësisht se si ka ndodhur tragjedia.