Ylli global i pop-it ka mahnitur fansat dhe kritikët me ndryshimin radikal në albumin e saj të fundit, “LUX”, i cili u publikua më herët këtë muaj. Por, përpos meje dhe njerëzve në internet, Rosalía po admirohet dhe komplimentohet edhe nga klerikët!
Vatikani ka shpërndarë lavdërime për albumin “LUX”, në të cilin artistja eksploron tematika si besimi në Zot dhe spiritualiteti, por edhe frymëzim nga shenjtoret gra. Kardinali José Tolentino de Mendonça, prefekti i Dikasterit për Kulturën dhe Edukimin në Vatikan, ka lavdëruar këngëtaren dhe ka vlerësuar përmendjen e fesë gjatë gjithë albumit.
Duke folur për agjencinë spanjolle të lajmeve “EFE”, ai tha:
“Kur një krijuese si Rosalía flet për shpirtëroren, kjo do të thotë se ajo përcjell një nevojë të thellë në kulturën bashkëkohore për t’u afruar me spiritualitetin, për të kultivuar një jetë të brendshme.”
Kardinali nuk është udhëheqësi i vetëm i kishës që ka lavdëruar këngëtaren dhe kompozitoren 33-vjeçare për “LUX”.

Xabier Gómez García, ipeshkvi i Sant Feliu de Llobregat, që përfshin qytetin e lindjes së Rosalía-s, Sant Esteve Sesrovires pranë Barcelonës, shkroi një letër të hapur, ku u shpreh se ndërsa disa nga këngët janë “provokuese” (pista ‘Dios es un stalker’ – ‘Zoti është një stalker’ mund të bjerë në këtë kategori), këngëtarja “flet me liri absolute dhe pa komplekse për atë që ndjen se është Zoti dhe për dëshirën, etjen (për të njohur Zotin).”
Ai shtoi:
“Kur dëgjova “LUX” dhe Rosalía-n duke folur për kontekstin e albumit të saj dhe procesin krijues, u gjenda përballë një procesi dhe një vepre që tejkalonte muzikën. Këtu ishte një kërkim shpirtëror përmes dëshmive të grave me pjekuri të madhe shpirtërore.”
“LUX” shënon një ndarje nga fusha e mëparshme e artiste spanjolle, që kombinonte stilin tradicional të flamenco-s me pop, hip-hop dhe reggaeton modern. Mbështetur nga Orkestra Simfonike e Londrës dhe nga artistë si Björk, Yves Tumor, Guy-Manuel de Homem-Christo i Daft Punk dhe Charlotte Gainsbourg si kompozitorë, albumi tingëllon si një operë baroke që të magjeps, e shoqëruar nga efekte elektronike. Ai u përshkrua nga një njoftim për shtyp si eksplorim i temave lirike të “mistikës femërore, transformimit dhe shpirtërores” dhe u frymëzua nga jetët e shenjtorëve gra, duke përfshirë abadeshën gjermane benediktine Hildegard e Bingenit, profeten hebre Miriam dhe mistiken sufite Rabia Al-Adawiya.
Rosalía këndon në 14 gjuhë të ndryshme gjatë gjithë albumit, përfshirë gjuhët e saj amtare katalanase dhe spanjisht, si dhe gjermanisht, arabisht dhe latinisht.
On November 7, Rosalía’s 'LUX' became the most-streamed album in a single day in Spotify history by a Spanish-speaking female artist. pic.twitter.com/h4G7QIZ5kV
— Spotify (@Spotify) November 9, 2025
Pak pasi u publikua albumi, ai u bë LP-ja më e dëgjuar në një ditë në Spotify nga një artiste spanjolle, duke thyer rekordin që më parë mbahej nga Karol G. “LUX” gjithashtu rrëzoi nga fronin “The Life of a Showgirl” të Taylor Swift si albumi më i dëgjuar në botë gjatë një jave.