Gjatë temës së hapur dje në Anabel Facebook, “Historia ime e ngacmimit”, shumë vajza na treguan historitë e tyre të abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale. Ngjarje aq traumatike sa dhe të vërteta, të cilët vajzat dhe djemtë shqiptarë, zgjedhin të mos ia tregojnë askujt, për shkak të paragjykimeve. Madje, ajo ç'ka i bashkonte pothuajse të gjithë letrat ishte fakti se shumica e vajzave e ndienin nevojën për t'u justifikuar, duke thënë se veshja e tyre s'ka qenë e ekzagjeruar apo se nuk kanë qenë ato të parat që i kanë dhënë një sinjal provokimi abuzuesit. Një sjellje e tillë tregon se e kanë gati të sigurtë se nëse do të tregonin, gjykimi do të binte mbi to.
“Kjo temë qenka fiks per mua dhe gjeta ngushellim duke mesuar se s’qenkam e vetmja qe i ka ndodhur një ngacmim seksual i neveritshem. Para nje viti teksa po shkoja në banjot e shkolles me shoqen time ndeshem me mesuesin e fizikes. Ngriva e tëra pasi shoqen e dërgoi për një porosi dhe mbetem totalisht vetëm në dyert e banjove . U mundova t’ja mbathja me të katra por për fatin tim të keq ai mesuesi pedofil, mbylli deren me celës dhe filloi të më fuste duart, të më prekte dhe të më godiste .. e vetmja gjë që më erdhi ndërmend ishte te merrja një cop xhami në dritaren e thyer dhe e godita aty ku munda. Ishte një tmerr i vërtetë dhe akoma e perjetoj shumë.- shkruan një nga ndjekëset e Anabel-it.”
Ajo ç’ka vihet re pothuajse në çdo letër është nevoja e të gjithë vajzave dhe djemve viktima të ngacmimeve seksuale për të ditur se nuk janë të vetmit që u ka ndodhur diçka e tillë dhe për ta dënuar hapur një fenomen kaq të përhapur.
“Historia që dua t’ju tregoj ka ndodhur kur unë kam qenë në vitin e 1 në gjimnaz, që i bie para 7 vitesh. Isha nje vajze me trup te beshem qe mori zhvillim shpejt, ushqimet që konsumoja me teper ishin shqernat dhe si pasojë dhembet e mi ishin në gjendje te mjeruar. Shkuam bashke me babin ne nje klinike dentare, ku kishte shumë radhë. Pacientet prisnin në katin e parë dhe në katin e 2-të dentisti luante me penisin ( me falni hiqte dhembet). Zakonisht ngjitemi ne parajsë por une po ngjitesha ne katin e dyte dhe aty ishte pikerisht nje ferr. Ishte radha ime për t’u ngjitur. Shkoj atje dhe pasi i tregoj cila dhemballë me dhimbte ulem tek karrigia dhe dentisti filloi "procedurat" e tij. Ishte ne moshen e babait tim apo ndoshta pak më i madh dhe kurrë nuk mund t’ja priste mendja njeriu që do të bënte veprime te tilla,- shkruan një vajzë në inbox-in e Anabel-it. Me pyeti per moshen dhe i tregova , më tha që kisha infeksion në gojë dhe duhet të shkoja perseri ne kliniken e tij. Kur më bëri gjilperën faktikisht ndjeva më shumë dhimbje se zakonisht dhe i bera shenjë qëduhet ta hiqte , mirepo maniaku nuk dinte cfare po ngulte dhe madje mund te them që më kishre hedhur nje veshtrim te thelle , nje nga ato shikime qe tregojne se nuk ishte ne ate dimension. Me doli pakez gjak dhe dentisti më ofroi fazoletën, madje me paturpesinë me te madhe më shiu buzet, ia mora kartopeceten nga dora dhe e pashë me inat. Me tha ke shume buze te bukura dhe gishti i tij tregues rreshkiti ne buzen time te poshtme. Ia hoqa doren dhe u mata të ngrihem , ne ato momente ma kap doren dhe ma vendos siper pantallonave te tij tek organi i tij...”
Ndërsa një djalë na rrëfen se si nuk ka mundur ta harrojë kurrë historinë e tij të ngacmimit nga kushuriri i parë, edhe pse tashmë kanë kaluar shumë vitë. “
“Në lidhje me temen më kujtohet kur kam qenë rreth 6 -vjec ,akoma pa hyrë në shkoll . Na cojnë prindërit me motren tek shtëpija gjyshes në fshat. Atje kisha dhe xhaxhallarët me shtëpitë afër. Motra nuk kujdesej për mua sepse rrinte me moshataret e veta.Si perfundim sillesha sa andej-kendej vetem.Nje dit ishte vakt dreke dhe djali i xhaxhait, 16 -vjec në atë kohë me merr me të mira dhe më thotë hajde luajm bixhoz tek shtëpia ime. Në shtëpi s’kishte njeri, me futi ne dhomë dhe filloi të më zhvishte .Aty u tremba e fillova duke qarë. I thoja të lutem mos mi hiq rrobat se më bertet mami ,pa lidhje por s’dija si ta ndaloja Ishte hera e parë ne jeten time qe thoja "te lutem " . Filloi të më prekte në vendin intim e me kerkoi qe ta zhvesh. E me pas me detyroi ti prek organet gjenitale. Per fat te mir gjyshja me kishte parë kur ikëm dhe erdhi tek shpija duke me thërritur . Ai u vesh shpejt dhe unë gjithashtu. Vrapova tek gjyshja e jam lumturu si kurr me par kur e pash. Sot jam bërë burrë por ai fragment me ka ndiku shumë dhe më vonë. Rrija vetëm në shtëpi dhe kisha frikë praninë e çunave ,kur më puthnin duke me pershendetur , dridhesha....Djali i xhaxhait sot sillet normal. Është bërë me grua dhe fëmijë por eshte ne burg (jo per perversitete )dhe unë s’ja kam permendur kurrë ktë gjë e ndoshta ai mendon se e kam harruar. Por ne fakt,kur isha 19 -vjec jam me 5 shok dhe e kemi rrahur me maska por nuk e mori vesht kurrë se nga i erdhi .Po e kam len urrejtjen se nuk ja vlen....Ju pershendes , dhe prinder mbroni femijet , mos i lini kurr vetem !”
Letra e radhës, vjen nga një ndjekëse e Anabel-it, e cila më shumë se një herë është përballur e abuzime seksuale mizore që në moshë të rritur, por kurrë nuk guxoi të flasë rreth tyre. Mentaliteti i familjes dhe koncepti i gabuar se gjithmonë është femra ajo që duhet të heshtë, krijojnë kështu pa kuptuar një individ me komplekse dhe gjithnjë e më të pasigurtë në vete.
"Ngjarjet e jetës time nuk i di askush, pasi nuk pata kurrë e as do kem, t’i tregoj njeriu..por duke qene e sigurt qe ketu ruhet anonimati kam nevoje te shprehem. Qe femije diku 5 vjece isha mbaj mend erdhi dikush tek shtepia ime ne fshat ku isha vetem un me vellain 3 vje. Prindërit në punë motra dhe vellai me te medhenj ne shkolle..Personi që erdhi ishte burrë i martuar.Shtepinë e kishim në qendër të fshatit dhe shum njerez vinin kerkonin uje nevoja persona. Nuk e di arsyen pse erdhi, vetem mbaj mend qe ai ishte shtrir tek një divan i vjeter ne guzhin dhe mua me kishte ven siper tij, kujtoj që më erdhi peshtirë kur ai më lagu nga barku dhe kofshët. Iku ai rast kur un kurre si tregova njeriu..turp apo frik..se di...me von isha ne klas te 1-rë. Mbaj mend 2 cuna te fshatit erdhen me thonin do vish me ne se kshu ka then yt vella, (genjenin) dhe pasi iknim ne mal, ulnin pantallonat dhe me pysnim se cili e ka me te madh apo ke do me shumë. Ata ishin 17 -vjec dhe mbanin thika me vete. Me vone një tjetër rast, kishin humbur bagëtit dhe kishin dalë të gjithë për t’i kërkuar. Kishte dal dhe nje nga komshinjte qe mbahej si djalë i mirë. Pasi u larguan te gjithe ne mal, ky me merr dhe me ve ne preher dhe me fut duart posht me puthte ne buzë.Urreja veten time, se mendoja që unë bej ndonje gabim qe keto bejn se kafshë. 11- vjece ikim nga fshat dhe vijm ne qytet. 2 vite me vone nje dajë. Jo tamam dajë, por nëna ime e donte si vëlla. Vjen dhe un isha vetem ne shtëpi, me pyet per prinderit ku janë dhe un i thash se do vonohen se jan ne nje dasem. U shtri dhe në nje moment me thotë mua coje televizorin te shoh ndonje film..un e cova dhe po rrija ne oborr po prisja prinderit...me thirri hajde brenda mos rri jashte..hyra sapo hyra ai ngrit me kap per qafe me thotë, “sa je rritur, je bere grua!” Unë s’doja t’u besoja fjalëve dhe i them..mami dhe babi tani vijnë dhe me kapi nga gjoksi aq fort sa me dolen lotet. U afrua tme puthte ne buze..i ika nga duar e u mbylla ne dhomë. Doja t’i tregoja nënës kur erdhi..por sa i thash qe erdhi daja dhe iku shpejt, ajo filloi: “Po kushedi ka gjetur shtëpinë pis, se ke respektuar.” Sa nuk guxova ti tregoja, tani sdua ta shikoj kurre me sy, kanë kaluar 18 vjet nga ajo kohë. Më vonë nje kusheri vjen i thot mamit qe do hym shkes per mua..isha 17 vjec..dhe i thot ta marr vajzen ne shpi pasi do vij dhe ai cuni te bejn parjen te shpia ime..ok me vrap keto se u kisha zene deren, më merr dhe ikim në Tiranë..rrugës me thot nuk do ikim direkt ne shtëpi, ikim pimë nje kafe.Ecim rrugëve kur e shof veten ne mal,ishim tek kodrat e liqenit..ktu me thot mua ai vijn çifte dhe bejnë seks. U bera flakë nga fjalet e tij, ku e mori guximin pasi un nuk i kisha dhënë të drejtë te bejme nga keto biseda. Ai ishte i martuar me 3 femije, djalin e kishte moshatar me mua...I thash kthehemi..ja me tha i biem ketej shkurt...u futm ne mal...me terhiqte nga dora e ndjeja se si do perfundoja. Dridhesha dhe qaja pa ze...ai ndaloi dhe me tha: “Pse ke frike?Ai qe do te marri ty eshte si tutkun..se ka idenë nëse je e virgjër apo jo. Çfarë halli ke ti? Do të me falenderosh me vonë”. Më pas me vuri doren tek organi i tij siper pantallonave...Që atëherë s’i besova më askujt. Në moshen 25 njoha burrin tim 28 jam martuar. Kurrë me nuk kam lejuar tme neperkembe njeri, bashkëshortin e kam njeri fantastik. Ju them të gjithave vajzave, që kurrë të mos heshtin, siç bëra unë.”
Pas shumë letrash dhe historive të ndryshme, ajo ç’ka bie më shumë në sy, janë reagimet dhe komentet e njerëzve, të cilët ende sot, vazhdojnë mendojnë se nëse një vajzë apo qoftë dhe djalë, ngacmohet është ai që paragjykohet duke i vendosur epitete nga më të ndryshmet. Në inbox-in e Anabel Facebook, ka ardhur një shkrim reflektues nga një ndjekëse e jona, e cila reagon e indinjuar rreth këtij fenomeni.
Përshëndetje, Ju ndjek gjithmonë pasi mund të jeni ndër të vetmet faqe që përfaqësoni feminizmin, një koncept që vështirë se është kuptuar nga pjesa më e madhe e shqiptarëve. Është hera e parë që shkruaj pasi jam ndjerë tmerrësisht e indinjuar nga çfarë kam lexuar mbrëmjen e kaluar. Është pak të them se kam mbetur shumë e tronditur nga pjesa më e madhe e komentuesve. Do doja të thoja se janë vetëm pjesa më e frustruar e shoqërisë që s’kanë një jetë dhe nxjerrin mllefin anonimisht nëpër komente, por kam frikë se do isha e gabuar. Janë një përfaqësi goxha e madhe, plus që nga sa shohim në jetën e përditshme, situata duket e pashpresë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se numri i madh i sulmeve seksuale është tmerrësisht shqetësues. Këto ngacmime ndodhin verbalisht dhe fizikisht brenda familjes, në rrugë, në punë e kudo. Është e vështirë të gjendet një grua që nuk e ka provuar frikën e të ecuarit natën apo ditën në rrugë edhe të mos ndjejë shikime, fjalë apo veprime që e kanë lënë pa frymë nga frika. Është një frikë që të mpin dhe vështirë që burrat ta kuptojnë. Nuk mund të gjej fjalët për të përshkruar ndjesinë që përjeton kur ngacmimi bëhet nga ana e personave të njohur dhe sa e komplikuar bëhet situata. Ajo që më trondit më shumë është se si ka mundësi që shumë gra dhe pjesa më e madhe e djemve e burrave fajësojne viktimat, për mënyrën e veshjes, pse nuk thanë jo, pse nuk reaguan. Kur dihet shumë mirë se sa tmerrësisht e vështirë ështe që një fëmijë të kuptojë se po abuzohet apo të reagojë ndaj një të rrituri. Kur dihet se sa të vështirë dhe në çfarë presioni të tmerrshëm psikologjik ndodhet një vajzë e një grua përballë një situate të tillë. Fajëson veten, është e frikësuar nga mundësia e dhunimit prej një personi më të fortë fizikisht, ndihet e turpëruar, e poshtëruar, e paragjykuar nga shoqëria, se hë se donte vetë, hë se s’të ngacmon njeti po s’deshe vetë, hë se i pëlqeu.
Nga ana tjetër nuk dëshiron të ngatërrojë familjarët nga frika se do shkaktojë një tragjedi edhe në fund të fundit do të fajësohet po ajo e predatori do të justifikohet. Nuk denoncon sepse e din që nëpër institucione do të përballet me burra që jo vetëm nuk do e kuptojnë dhe nuk do ju duket diçka e madhe, por do e paragjykojnë dhe mund edhe ta dhunojnë. Nuk e kuptoj mbështetjen ndaj këtyre monstrave djallëzore të pështira të ndyra. Si ka mundësi që solidarizohen më manjakët, vetëm nëse edhe vetë je i tillë. Si është e mundur që në Shqipëri fajësohet viktima kaq shumë. Cfarë është kjo lloj shoqërie? Jam kaq e indinjuar dhe kam një vrull mendimesh saqë nuk po mundem t’i rendis. Jam kaq e dëshpëruar për të ardhmen e vendit dhe e bindur se lëvizjet feministe në Shqipëri janë dëshpërimisht të nevojshme. Gratë duhet të edukojnë fëmijët djem që të sillen në mënyre të hijshme, të përmbajtur e njerëzore dhe vajzat që të mos tolerojnë fëlliqësirat për asnjë çast. Është shumë e vështirë të jesh një vajzë, grua në vendin tonë kur njerëzit janë kaq të prapambetur, të frustruar, të paedukuar, të paqytetëruar, paragjykues edhe të pështirë."