Anabelizim

Mes nesh: "Kam 5 vite beqare - Ndiej turp dhe faj me veten"

Mes nesh: "Kam 5 vite beqare - Ndiej turp dhe faj me veten"

"Në një shoqëri si e jona, ku çdo pyetje pas të 27-ave lidhet me “a je martuar?”, “a ke ndonjë njeri?”, “a ke ndërmend të bësh fëmijë?”, të jesh beqare prej pesë vitesh fillon të duket si dështim. Jo për ty vetë domosdoshmërisht – por për sytë e të tjerëve. Dhe, me kalimin e kohës, edhe ti fillon ta shohësh veten me sytë e tyre.

Nuk kam qenë kurrë ajo vajza që jetonte për të dashurit e vet. Kam pasur një marrëdhënie të qëndrueshme në mes të të 20-ave, e cila m’u duk si “ajo e duhura”, derisa nuk ishte më. Që nga ajo kohë, kam dalë në takime, kam provuar edhe aplikacionet që premtojnë dashurinë me swipe, por shumica e përvojave kanë qenë sipërfaqësore, zhgënjyese, dhe shpesh me persona që s’e kam kuptuar as vetë pse pranova t’i shihja për herë të dytë. Në disa raste, kam qenë unë që jam larguar kur kam vënë re sjellje toksike që nuk i toleroj më.

Pavarësisht kësaj, nuk mund ta mohoj që ka net kur ndiej boshllëk. Dhe jo se më mungon domosdoshmërisht një partner, por më mundon ideja që të tjerët sikur më shohin si “ajo që ngeli në derë”. Sepse përtej shoqeve që janë martuar, të afërmve që pyesin me zë të lartë dhe atyre që komentojnë në heshtje, është edhe vetë mami im – e cila padashje mendoj, më bën të ndihem sikur ajo e ka pranuar që unë do jem vetëm përgjithmonë. Kur përshkruan të ardhmen time, nuk përmend as burrë, as fëmijë – thjesht një shtëpi të vogël dhe mace. Më vret që s'e kupton se përtej buzëqeshjes që i jap, më lëndon me fjalët e saj.

Turpi që ndiej nuk vjen vetëm nga vetmia, por nga mënyra si shihet vetmia e një gruaje në moshën time. Vjen nga mungesa e hapësirës për të mos dashur dikë për momentin, për të mos u përshtatur me të gabuarin vetëm që të mos jesh vetëm. Vjen nga ndjesia që nëse nuk je në një lidhje, atëherë nuk je “në rregull” apo “e sistemuar”.

E vërteta është që shumë vajza ndodhen në të njëjtin pozicion, por heshtin. Sepse është më e pranueshme të thuash që nuk ke gjetur “të duhurin”, sesa të pranosh që ndonjëherë thjesht nuk ke ndjerë asgjë për askënd. Ose që je mësuar vetëm. Ose që, për momentin, e vetmja lidhje që po funksionon, është ajo me veten.

Dhe ndoshta kjo nuk është as tragjike, as heroike. Është thjesht… e vërtetë."

Shënim: Artikulli është përshtatur nga redaksia për qëllime editoriale dhe qartësie. Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Letra të tjera nga rubrika "Mes nesh":

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Between Us: "I've been single for 5 years - I feel ashamed and guilty about myself"

Mes nesh: "Kam 5 vite beqare - Ndiej turp dhe faj me veten"

"In a society like ours, where every question after 27 is related to "are you married?", "do you have anyone?", "do you plan to have children?", being single for five years starts to look like a failure. Not necessarily to yourself – but to the eyes of others. And, over time, you also start to see yourself through their eyes."

I've never been the girl who lived for her boyfriends. I had a steady relationship in my mid-20s that felt like "the one," until it wasn't. Since then, I've dated, even tried apps that promise love with a swipe, but most of the experiences have been superficial, disappointing, and often with people I didn't even understand why I agreed to see a second time. In some cases, I've been the one who walked away when I noticed toxic behavior that I could no longer tolerate.

Despite this, I can't deny that there are nights when I feel empty. And it's not that I necessarily miss a partner, but I'm tormented by the idea that others see me as "the one left at the door." Because beyond the friends who are married, the relatives who ask loudly and those who comment quietly, there is also my mother herself - who, I think, makes me feel as if she has accepted that I will be alone forever. When she describes my future, she doesn't mention a husband or children - just a small house and a cat. It kills me that she doesn't understand that beyond the smile I give her, she hurts me with her words.

The shame I feel doesn't just come from loneliness, but from the way loneliness is viewed as a woman my age. It comes from not having the space to not love someone right now, to not conform to what's wrong just so you don't have to be alone. It comes from the feeling that if you're not in a relationship, then you're not "okay" or "fixed."

The truth is that many girls are in the same position, but they keep quiet. Because it's more acceptable to say that you haven't found "the right one" than to admit that sometimes you just don't feel anything for anyone. Or that you're used to being alone. Or that, at the moment, the only relationship that's working is the one with yourself.

And maybe this is neither tragic nor heroic. It's just... true."

Note: The article has been adapted by the editorial team for editorial purposes and clarity. Copyright Anabel.al / Reprinting without the permission of the editorial team is prohibited.

Other letters from the "Between Us" section: