Taylor Swift dhe Calvin Harris më 6 mars kanë festuar përvjetorin e parë të lidhjes së tyre, por ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur, ata kanë vendosur t’i bëjnë gjërat fare thjeshtë.
Këngëtarja i është drejtuar Instagram-it për të zbuluar dhuratën që i dashuri i ka bërë. Harris i ka dhuruar asaj një medalion në formë zemre ku është gdhendur data 3.6.2015 ndërsa DJ-i skocez ka postuar në SnapChat imazhe të tortës së 1-vjetorit. “1 vit. Kjo ishte e thjeshtë,” ka thënë 26-vjeçarja në video teksa i dashuri i saj i shpjegonte fansave për çfarë ishte bërë torta.
Në fillim të vitit është raportuar se Taylor dhe Calvin kishin filluar të jetonin së bashku por një zëdhënës i këngatëres i ka hedhur poshtë thashethemet.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Kristi Tashi