Ish-i dashuri Bella Hadid, Adan Banuelos, u arrestua në Texas në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pasi u ndalua nga policia në gjendje të dehur në publik.

Burime për Page Six konfirmuan se ai u dërgua në Burgun e Qarkut Parker në Weatherford, Texas, por më vonë u lirua me kusht, pasi pagoi një shumë të vogël prej 386 dollarësh.
Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, Adan Banuelos dhe shefi i forcave të rendit në Qarkun Parker, nuk kanë dhënë ende një koment mbi ngjarjen.
Ky incident vjen pak kohë pas lajmeve mbi ndarjen e mundshme mes tij dhe modeles Bella Hadid.

Sipas raportimeve, çifti i dha fund lidhjes dyvjeçare në dhjetor të vitit të shkuar, pas një periudhe ndarjesh e ribashkimesh të shpeshta.
Dyshja ishin partnerë edhe në biznes, madje thuhet se blenë disa kuaj me vlerë miliona dollarë, gjë kjo e cila e bën ndarjen mes tyre edhe më të vështirë.

Romanca mes tyre filloi në vjeshtën e vitit 2023 pasi u takuan në një shfaqje kuajsh në Fort Worth, Texas. Pak kohë më vonë, ndërsa ishin ende në fillimet e marrëdhënies, Bella Hadid u shpërngul për të jetuar pranë tij në Texas.





