
Bella Hadid dhe i dashuri i saj Adan Banuelos, duket se i kanë dhënë fund lidhjes pas dy vitesh.
Një burim u shpreh për Page Six se marrëdhënia mes tyre ishte e paqëndrueshme.
Sipas Page Six, çifti u nda për herë të parë në qershor të vitit të shkuar, por pak muaj më vonë në përvjetorin e tyre Adan Banuelos publikoi një mesazh të ëmbël dedikuar modeles në Instagram ku shprehej se pavarësisht problemeve, marrëdhënia e tyre ishte e vërtetë dhe e bukur.

Në fillim të dhjetorit, Hadid u pa në një prej eventeve të tij, megjithëse asnjë foto nuk tregonte që ata ishin bashkë.
Në fund të dhjetorit, disa burime thanë përsëri për Page Six se lidhja mes tyre kishte marrë fund.
Ky thashethem u duk sikur u konfirmua pak ditë më vonë, pasi Bella Hadid nuk i festoi pushimet e fundvitit krah tij.
Megjithatë përfaqësuesit e dyshes ende nuk i janë përgjigjur zërave me një koment.

Romanca mes çiftit filloi në vjeshtën e vitit 2023 pasi u takuan në një shfaqje kuajsh në Fort Worth, Texas.
“Kur e pashë të hynte gjithçka sikur ndryshoi,” u shpreh Bella Hadid për British Vogue, teksa kujtonte momentin e parë që e takoi.

Në fillimet e marrëdhënies, modelja u shpërngul të jetonte pranë tij në Texas.
Sipas disa raportimeve, dyshja kishin vendosur të ishin partnerë edhe në biznes, madje thuhet se blenë disa kuaj me vlerë miliona dollarë, gjë kjo e cila e bën ndarjen mes tyre edhe më të vështirë.




