
Harry Styles dhe Zoë Kravitz janë parë duke u larguar së bashku nga New York City, pas një takimi me babain e saj, legjendën e rock-ut Lenny Kravitz.
Dyshja u fotografua në aeroportin JFK, ndërsa gjatë qëndrimit në qytet kaluan kohë me miq të përbashkët.
Styles kishte zgjedhur një stil të thjesht: këmishë të bardhë, xhinse, kapelë dhe syze dielli, ndërsa mbante një çantë në dorë. Zoë Kravitz, nga ana tjetër, u shfaq elegante me një kostum të zi teksa ecte pranë tij.
Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendje ishte momenti kur Lenny Kravitz dhe Harry Styles mbërritën në restorant duke mbajtur duart, një shenjë afërsie që ka nxitur më shumë zëra rreth lidhjes së mundshme mes Styles dhe Zoë.
Vetëm disa ditë më parë, Harry u pa sërish me Zoë në periferi të Brooklyn-it, duke shtuar spekulimet për një romancë.
Një burim për Page Six ka komentuar marrëdhënien mes tyre:
“Është e vështirë të dalësh me dikë kur je i famshëm. Harry nuk do të shfaqej publikisht me Zoë nëse nuk do ta merrte seriozisht. Gjithçka është ende shumë e re dhe e freskët, dhe ata thjesht po shijojnë kohën së bashku. ”