Metropolitan

U tallën me pamjen e saj: Madonna u përgjigjet njerëzve

U tallën me pamjen e saj: Madonna u përgjigjet njerëzve

Madonna u ktheu një përgjigje të ashpër të gjithë atyre që kritikuan pamjen e saj në Grammy, duke i konsideruar sulmet ageism dhe mizogjini.

Ageism - diskriminim ndaj individëve ose grupeve në bazë të moshës së tyre; Mizogjini - mospëlqimi, përbuzja, paragjykimi ose urrejtja ndaj grave.

Të dielën në mbrëmje, ajo prezantoi performancën e Sam Smith dhe këngëtares transgjinore Kim Petras në Grammy Awards. Menjëherë pas kësaj, fotot e Madonna-s në ceremoni filluan të qarkullojnë në rrjete sociale, ku shumë njerëz u tallën me pamjen e saj dhe spekuluan për kirurgji estetike.

U tallën me pamjen e saj: Madonna u përgjigjet njerëzve

Në një deklaratë të postuar në Instagram, Madonna u ankua për faktin që komentet për pamjen e saj kishin lënë në hije një moment të rëndësishëm në Grammy – Kim Petras ishte gruaja e parë transgjinore që performoi në Grammy.

“Shumë njerëz zgjodhën të flisnin vetëm për fotot e mia nga afër të bëra me një aparat fotografik me lente të gjata nga një fotograf, që do të shtrembëronte fytyrën e kujtdo!!”

U tallën me pamjen e saj: Madonna u përgjigjet njerëzve

“Sërish jam shënjestruar nga ageism dhe mizogjinia që përshkojnë botën në të cilën jetojmë," tha ajo. “Një botë që refuzon të vlerësojë gratë pas moshës 45-vjeçare dhe ndjen nevojën për të ndëshkuar nëse ajo vazhdon të jetë një grua me vullnet të fortë, punëtore dhe aventuriere.

U tallën me pamjen e saj: Madonna u përgjigjet njerëzve

Madonna tha se “asnjëherë nuk ka kërkuar falje për asnjë nga zgjedhjet që kam bërë, as për mënyrën se si dukem apo vishem dhe nuk kam ndërmend ta bëj.”

“Jam denigruar nga mediat që në fillimet e karrierës sime, por e kuptoj që e gjithë kjo është një provë dhe jam e lumtur të shtroj rrugën e duhur në mënyrë që të gjitha gratë pas meje ta kenë më të lehtë në vitet në vijim.”

REELS

Mund të kishte gjetur ndonjë 🇦🇱 tjetër, po nejse.

Mirëmëngjes!

POV: Ke bërë zgjedhjen e duhur

Nisjani shoqes që ju (ç)orienton në çdo udhëtim 🌎

Gjeni dikë që ju mban dorën, ecën krah jush dhe ju hap derën. #mosiulnistandardet

Rezultati 🎈🎈🎈🎈😭

Vajzat i bëjnë foto djemve të rastësishëm, i vënë në wallpaper dhe pastaj u kërkojnë t’ju bëjnë foto 😂

Propozimi që (s’)duam 😌

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Made fun of for her looks: Madonna responds to people

U tallën me pamjen e saj: Madonna u përgjigjet njerëzve

Madonna gave a harsh response to all those who criticized her appearance at the Grammys, considering the attacks ageism and misogyny.

Ageism - discrimination against individuals or groups based on their age; Misogyny - dislike, contempt, prejudice or hatred of women.

On Sunday night, she introduced Sam Smith and transgender singer Kim Petras' performance at the Grammy Awards. Soon after, photos of Madonna at the ceremony began to circulate on social networks, where many people mocked her appearance and speculated about plastic surgery.

U tallën me pamjen e saj: Madonna u përgjigjet njerëzve

In a statement posted on Instagram, Madonna lamented the fact that comments about her appearance had overshadowed an important moment at the Grammys — Kim Petras was the first transgender woman to perform at the Grammys.

"Many people chose to only talk about my close-up photos taken with a long lens camera by a photographer that would distort anyone's face!!"

U tallën me pamjen e saj: Madonna u përgjigjet njerëzve

"Once again I am targeted by the ageism and misogyny that permeates the world we live in," she said. "A world that refuses to value women after the age of 45 and feels the need to punish her if she continues to be a strong-willed woman , hardworking and adventurous.

U tallën me pamjen e saj: Madonna u përgjigjet njerëzve

Madonna said she has "never apologized for any of the choices I've made, or the way I look or dress, and I don't intend to."

"I have been denigrated by the media since the beginning of my career, but I understand that this is all a test and I am happy to pave the way so that all the women after me have an easier time in the years to come."