Health

U bllokua edhe nga Gjermania dhe Franca: Pse po pezullohet AstraZeneca? Ja ç’duhet të dini

U bllokua edhe nga Gjermania dhe Franca: Pse po pezullohet AstraZeneca? Ja

Numri i shteteve që po bllokojnë vaksinën AstraZeneca po rritet, duke ngritur shqetësimin edhe te vendet e tjera, si Shqipëria, ku po administrohen momentalisht dozat e kësaj vaksine.

Çfarë ndodhi?

Autoritetet shëndetësore në Austri ishin të parët që ngritën alarmin për rreziqet e mundshme të vaksinës së krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, duke pezulluar një tufë dozash të martën e javës së kaluar. Të enjten, Danimarka u bë vendi i parë europian që pezulloi përkohësisht përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s. Të premten, Italia ndaloi përdorimin e një serie specifike të dozave të AstraZeneca-s pas vdekjes së një njeriu në Siçili, i cili ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak, një ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës. Agjencia Norvegjeze e Barnave njoftoi të shtunën se janë raportuar katër raste të reja të mpiksjes serioze të gjakut te të rriturit që kanë marrë vaksinën. Fill pas kësaj, Irlanda pezulloi përkohësisht përdorimin e vaksinës.

Autoriteti Europian i Barnave (EMA) njofton se vende të tjera si Islanda, Austria, Estonia, Lituania, Luksemburgu dhe Letonia, kanë pezulluar përkohësisht vaksinën. Ditën e sotme u njoftua edhe vendimi i Gjermanisë dhe Francës, të cilat iu bashkua listës së vendeve që kanë pezulluar vaksinën e AstraZeneca-s për të paktën dy javë.

Në njoftimin e EMA-s më 11 mars, shkruhet se “aktualisht nuk ka asnjë indikacion që vaksinimi ka shkaktuar këto gjendje të rënda, të cilat nuk renditen si efekte anësore të vaksinës”. Sipas EMA-s, përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj dhe sugjeroi që të vazhdojë të administrohet teksa hetimi i rasteve të vijojë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh se “vendet nuk duhet të ndalojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, nga frika se shkakton mpiksjen e gjakut, pasi deri tani nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë këtë”.

AstraZeneca ka mbrojtur me forcë vaksinën e saj, duke thënë në një deklaratë të dielën se nuk kishte asnjë çështje serioze të konfirmuar dhe "nuk kishte prova të një rreziku të rritur të embolisë pulmonare, trombozës së venave të thella (DVT) ose trombocitopenisë" për njerëzit që kishin bërë vaksinën.

Ann Taylor, zyrtare kryesore mjekësore e kompanisë, u citua në deklaratë duke thënë, "Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë vaksinën tonë dhe numri i rasteve të mpiksjes së gjakut të raportuar në këtë grup është më i ulët se qindra raste që do të priteshin në mesin e popullatës së përgjithshme.”

“Vaksina do të përdoret në të gjitha grupmoshat siç përdoret Pfizer, kjo është kthyer edhe nga ato vendet që morën një vendim që të mos vaksinonin persona mbi 65 vjeç për shkak të dhënave të pakta që kishte në dokument. Të dhënat e sotme të publikuara nga Mbretëria e Bashkuar që e ka përdorur këtë vaksinë në të gjitha grupmoshat, tregojnë që ajo është efektive, e sigurtë edhe mbi 65 vjeç."-u shpreh Bino gjatë konferencës së Komitetit të Ekspertëve më 12 mars.

Në Shqipëri kanë mbërritur 38,400 doza vaksinash të AstraZeneca-s përmes Covax. Deri në këto momente, nuk ka një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë për të pezulluar përkohësisht dozat e vaksinës, ndonëse vendimi i Gjermanisë mund të ndikojë në vendimmarrjen e shteteve të tjera.

Përditësim: Agjencia Europiane e Barnave flet për vaksinën Oxford/AstraZeneca

Burimet: OBSH, EMA, CNN, Associated Press

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

It was also blocked by Germany: Why is AstraZeneca being suspended? Here's What You Need To Know

U bllokua edhe nga Gjermania dhe Franca: Pse po pezullohet AstraZeneca? Ja

The number of countries that are blocking the AstraZeneca vaccine is increasing, raising concerns in other countries, such as Albania, where doses of this vaccine are currently being administered.

What happened?

Health authorities in Austria were the first to raise the alarm about the possible dangers of the vaccine created by the University of Oxford and the company AstraZeneca, suspending a batch of doses on Tuesday last week. On Thursday, Denmark became the first European country to temporarily suspend the use of the AstraZeneca vaccine.On Friday, Italy banned the use of a specific series of AstraZeneca doses after the death of a military man in Sicily who died as as a result of a cardiac arrest, one day after receiving the first dose of the vaccine. The Norwegian Drugs Agency announced on Saturday that four new cases of serious blood clots have been reported in adults who have received the vaccine. Right after that,Ireland temporarily suspended use of the vaccine.

The European Medicines Authority (EMA) reports that other countries, such as Iceland, Austria, Estonia, Lithuania, Luxembourg and Latvia , have temporarily suspended the vaccine. The decision of Germany was announced today , which joined the list of countries that have suspended the AstraZeneca vaccine for at least two weeks.

The EMA's March 11 announcement states that "there is currently no indication that vaccination has caused these serious conditions, which are not listed as vaccine side effects." According to the EMA, the benefits of the vaccine outweigh its risks and suggested that it continue to be administered as the case investigation continues.