
Dy motra, 14 dhe 12 vjeçe, janë akuzuar për vrasjen e nënës së tyre në Mississippi.
Motrat qëlluan disa herë me thikë 32-vjeçaren Ericka Hall dhe e gjuajtën një herë në kraharor me armë të kalibrit të ulët. Gjithçka ndodhi në brendësi të shtëpisë së tyre.
Gjithashtu, pak ditë më parë, motrat tentuan ta shtypnin të ëmën me makinë.
Amariyona Hall, 14, e cila po gjykohet si e rritur, dhe motra e saj e vogël, e cila s’është identifikuar pasi po gjykohet si minorene, u arrestuan të premten. Të dyja akuzohen për vrasje.
Nuk dihet ç’e motivoi sulmin.

“E kishin goditur në kurriz. Kishte thikën ende në kurriz,” thotë Robin Coney, tezja e Ericka Hall.
“Kur arrita në shtëpinë e tyre, vajzat më thanë “teze, ne s’bëmë gjë,’” shton Coney. “Dhe iu ktheva, ‘nëse ju s’bëtë gjë, ku ishit ju kur e bënë të tjerët?’”
Fqinjët thanë se Ericka Hall – nënë e edhe dy vajzave të tjera, 16 dhe 1 vjeçe – u vra disa ditë pasi u mori të bijave celularët.
Ericka Hall u gjet në tokë, jashtë shtëpisë ku jetonte. Çdo tentativë për ta risjellë në jetë rezultoi e pasuksesshme. Ajo u deklarua e vdekur në spital.
“Arma ishte e saja. E mbante në makinë,” shpjegon Coney. “Kështu që e kishin nxjerrë ato. Kur po e sulmonin, Ericka me siguri po përpiqej të merrte armën, të luftonte për jetën.”
Pas sulmit, dy vajzat shkuan në shtëpinë e një fqinji dhe i kërkuan t’i çonte diku. Kur fqinji telefonoi nënën e tyre për të konfirmuar, ajo u gjend e pajetë.