
I ftuar në "The Dalina Show", në Andale Media, Turjan Hysko u tregua shumë i sinqertë për pengjet profesionale dhe dëshirat apo xhelozitë që ka ndjerë prej ambicies përgjatë karrierës së tij 20-vjeçare në media.
Si fillim, Turjani shprehu admirimin për punën e Dritan Hoxhës me Top Channel-in, televizioni i vetëm në të cilin ai nuk ka hyrë ende, për një sërë arsyesh që shpjegoi përgjatë intervistës:
“Një nga pengjet profesionale që kam është që nuk kam njohur Tan Hoxhën. Në aspektin, si strukturë flas. Unë nuk kam shkuar akoma në Top Channel, për ta mbyllur ciklin e plotë të televizioneve."
Më tej, Turjani u tregua i hapur edhe për emisionet televizive të cilat ka pasur dëshirë t'i prezantojë, si "Kënga Magjike", "Big Brother" dhe "Top Fest", duke zbuluar edhe një xhelozi të vogël që ka ndjerë për këtë të fundit:
“Kur unë shihja Top Fest-in, Këngën Magjike apo Big Brother-in, aty më kapte trishtimi. Arbana ka qenë fantastike, Ledioni ka qenë shumë i zoti në atë gjënë e vet, Goni me Amin, me Xhemi kanë qenë shumë të fortë me Portokallinë, Arditi s’diskutohet. I shihja dhe më vinte shumë inat, se e dija që e kisha kapacitetin për ta ‘kafshuar’ atë skenë. Thjesht më vinte shumë inat, të nesërmen pastaj, kthehesha në punë.
Të jem i sinqertë, kur shihja Arbanën, Ledionin, kush e bënte Top Fest-in atëherë, ndihesha xheloz, shumë. Sepse e dija dhe muzikën si funksiononte. Ndihesha xheloz në atë kohë, tani jo.
Por sot, televizioni ka ndryshuar, bashkë me ambicien e Turit për të:
"Ika [nga televizioni] se nuk kisha çfarë të bëja më. [...]Unë nuk kthehem më në televizion pa e patur punë të tretë."
Intervista e plotë:

