News

Qeni i adoptuar sulmon për vdekje vajzën 3 vjeçare

Qeni i adoptuar sulmon për vdekje vajzën 3 vjeçare
Qeni u qëllua nga policia e qytetit të Duncan të Oklahomas, në oborrin e shtëpisë. Vogëlushja 3- vjeçare Rylee Marie është sulmuar për vdekje nga një qen pitbull, të cilin i ati ja kishte bërë dhuraë vetëm disa ditë më parë. Rylee Marie Dodge ishte në shtëpi dhe për të po kujdesej gjyshja e saj. Baba i vogëlushes mori një telefonatë nga e ëma, e cila i tha vetëm kaq : “Vajza jote dhe qeni”.
Qeni i adoptuar sulmon për vdekje vajzën 3 vjeçare
Kur Jason Dodge kishte arritur në shtëpi kishte gjetur vajzën në shtrat me plagë të rënda e ndërsa gjyshja ishte duke e mbajtur qenin me forcë. Vajza u dërgua menjëherë në spital nga i ati, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve në kokë dhe qafë.
Qeni i adoptuar sulmon për vdekje vajzën 3 vjeçare
Jason tha se me qenin nuk kishte pasur ndonjë incident më parë dhe se me të luante edhe djali i tij i vogël.
Babai i 3-vjeçares ka shkruar në Facebook:


"Më mungon shumë Rylee Marie Dodge. Më vjen shumë keq që kjo të ndodhi ty zemra ime e vogël. E di që të kam thënë që nuk do lejoj të të ndodhë asgjë dhe nuk ja dola. Do të të dua gjithmonë, një premtim që do ta mbaj. Më mungon e vogla ime, je gjithçka imja. Babi do donte që ti të ishe këtu. Nuk e di si do ja bëj pa buzëqeshjen tënde, pa të puthur e përqafuar. Të dua. U prehsh në paqe Rylee Marie."

Qeni i adoptuar sulmon për vdekje vajzën 3 vjeçare
Qeni i adoptuar sulmon për vdekje vajzën 3 vjeçare

Burimi :The Sun

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb