Menduam se me “Madonna” të Mozzik e nisëm dhe e mbyllëm trendin për të përdorur një fjalor [një fjalë që përshkruan përdorimin e fjalëve të pista, shprehjeve nën +18 vjeç], por jo. Si për ironi, u publikuan disa këngë njëra pas tjetrës që dukshëm tregonin se këto tekste janë trend, i çuditshëm, pse jo edhe i panevojshëm.
Sidoqoftë, vlen të theksohet se një fjalor i tillë dhe fjalë me natyrë seksuale nuk është hera e parë që dëgjohen nëpër këngë, përkundrazi kanë qenë karakteristikë e kulturës hip-hop, sidomos gjatë atyre që njihen si këngë diss (këngë që sulmojnë një kundërshtar/e). Por viteve të fundit, tekstet e muzikës hip-hop kanë një qasje për t’u përqëndruar te të qenurit i/e pushtetshëm/me (të qenurit të parët, më të suksesshmit dhe/ose më të pasurit), që detyrimisht e kanë larguar nga vëmendja fjalorin banal. Madje repistë si Noizy (Digital Love), Ledri Vula apo Capital T (DMT), më së shumti i këndojnë dashurisë sesa “inateve” për dikë tjetër.
Përsa i përket këngëve të kësaj vere, vihet re një tendencë për "të sharë" edhe kur s'është nevoja". Për të patur një ide: Mozzik thotë: “Uuu ta honksha pi...raki derisa sa s’muj mo/ E ti ma honksh mu ka...tastrof”. Ghetto Geasy në “Zhytem”: “Se pa mua vari ka*in je”. Tayna në “BASS”: “Sa kong e mirë ja q*fsha ropt”. Nga ana tjetër, përsa i përket përdorimit të teksteve me natyrë seksuale, Enca dhe Don Xhoni publikuan këngën e tyre ku ndër të tjera thonë: “Break down that dance/Break down that dance/Dhipi ma i fort tu e dridh n’benz” etj.