Trashëgimtarja Nicky Hilton Rothschild është në pritje të fëmijës së saj të parë. Këtë lajm e ka bërë të ditur revista People, pasi këtë e ka pohuar një njeri i afërt i çiftit. ‘Ata janë tejmase të lumtur’, shkruan People.
Nicky është martuar në korrik të 2015-ës me një tjetër trashëgimtar, James Rothschild. Ai i propozoi Nicky-t teksa lundronin në një varkë në Komo, gjatë pushimeve në Itali. Martesa e tyre u mbajt në Pallatin e Kesington-it, në Londër. (foto 2)
Nicky është më e rezervuara e motrave Hilton; ndryshe nga motra e saj më e madhe Paris, 32-vjeçarja ka ruajtur një jetë më private, jashtë vëmendjes së kameras. E megjithatë, lajmi i shtatzanisë së saj është përhapur menjëherë mu shumë bujë në media.
Burimi: People; Përshtati: Genta Hodo