“Disa e duan, disa e urrejnë, ka nga ata që e mbrojnë, ka dhe nga ata që e akuzojnë, ama një gjë është e sigurt: Fabrizio Corona ka qenë gjithmonë “djali i keq” që i çmendte të gjitha femrat” kështu revista italiane “Il Messaggero”.
Ajo që ka frymëzuar mediat italiane këto ditë është tranformimi shokues i ish partnerit të Belen Rodrigez. Çfarë ka ndodhur me Fabrizion, mashkulli që bënte të ëndërronin femrat teksa pushonte në Maldive me Rodrigez? Paraqitja e Fabrizios tek emisioni “Maurizio Costanzo” i ka lënë të gjithë pa fjalë. Ai kthehet në ekran 3 vjet pasi u dënua me burg për evasion fiskal dhe shantazh ndaj personazheve të famshëm. Lëkura e varur, mollëza të kuqe dhe të nxira njëkohësisht dhe dhëmbë që dukeshin si të vëna. Corona dukej sikur “i ishte futur me kokë” operacioneve plastike. “Mos ndoshta Corona po bën garë me ish-bashkëshorten e tij Nina Moric se kush bën më shumë operacione?” shkruan “Il Messaggero”.
Emisioni është shoqëruar dhe nga një episod i mbushur me tension, kur një gazetar i ka thënë Coronës se është një shembull i keq për të rinjtë. “Ti je pa diplomë dhe kriminel. Çfarë duhet të mësojnë të rinjtë nga ty?”. Ka qenë kjo pyetje që e ka nxehur Coronën, i cili i është kthyer gazetarit me një kërcënim. Kaq ka mjaftuar që ky i fundit të largohet nga emisioni gjatë transmetimit direkt.