News

Trajtimi përmes plazmës së gjakut! Mjeku shqiptar sqaron: Çfarë duhet të presim?

Trajtimi përmes plazmës së gjakut! Mjeku shqiptar sqaron:

Ndarja nga jeta në moshën 53-vjeçare e skulptorit të njohur shqiptar, Arben Bajo, solli sërish në vëmendje përdorimin e plazmës së gjakut si një mënyrë për të luftuar Covid-19. Pak para se të ndërronte jetë, miq dhe familjarë të Bajos, i infektuar me Covid-19, bënë thirrje për dhurues plazme nga personat të cilin kishin kaluar më parë virusin. Në një intervistë për ABC News, Arben Ivanaj, mjek hematolog dhe ish-zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh:

“[Plazma e gjakut] është një teknikë që ka dhënë rezultate, por rezultate të cilat pritet të rikonfirmohen në studime më të besueshme. Të përdoret trajtimi me anë të plazmës të të sëmurëve të infektuar që kanë antitrupa me Covid-19 është e mundur.”

Ai shtoi se përdorimi i plazmës nuk është një metodë e re:

“Plazmën e përdorim çdo ditë; plazmën përdorin të gjitha spitalet tona pa përjashtim. Nuk është një teknikë e vështirë. Ajo që duhet bërë para se të përdorim plazmën është që të masim titrën e antitrupave. Të kemi një titër antitrupi sa më të lartë në plazmën e donatorit.”

Në vijim, ai tha se “nuk është një teknikë e cila ka siguruar besueshmëri terapeutike”, megjithatë “ngelet një nga teknikat që është përdorur në trajtimin e sëmundjeve që nuk kanë mjekim të rekomanduar”. Ivanaj theksoi se nuk duhet të krijohen iluziose se po u përdor plazma, pacienti ka shërim të sigurt. “Të mos krijojmë iluzione, pasi edhe atje ku është përdorur plazma, vdekshmëria nga Covid-19 nuk ka qenë më e ulët.”

Në fund të korrikut, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale miratoi protokollet që lejonin realizimin e testeve serologjike edhe në klinikat private. Testet serologjike janë teste gjaku që përqëndrohen te plazma dhe elementet e gjakut për të parë nëse një person ka qenë i infektuar me koronavirus për të mbërritur më pas te antitrupat. Studime të vazhdueshme thonë se përdorimi i plazmës mund të jetë i dobishëm edhe për Covid-19, megjithatë ka shumë pikëpyetje dhe mbetet ende një metodë kuruese në zhvillim e sipër.

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Blood plasma treatment! The Albanian doctor explains: What should we expect?

Trajtimi përmes plazmës së gjakut! Mjeku shqiptar sqaron:

The separation from life at the age of 53 of the famous Albanian sculptor, Arben Bajo, again brought to attention the use of blood plasma as a way to fight Covid-19. Shortly before he died, friends and family of Bajo, infected with Covid-19, called for plasma donors from people who had previously passed the virus. In an interview with ABC News, Arben Ivanaj, hematologist and former Deputy Minister of Health and Social Protection, said:

"[Blood plasma] is a technique that has given results, but results which are expected to be reconfirmed in more reliable studies. It is possible to use plasma treatment of infected patients who have antibodies to Covid-19. "

He added that the use of plasma is not a new method:

“We use plasma every day; plasma is used by all our hospitals without exception. It is not a difficult technique. What needs to be done before using plasma is to measure the antibody titer. To have the highest possible antibody titer in the donor plasma. "

He went on to say that "it is not a technique that has ensured therapeutic reliability", however "it remains one of the techniques used in the treatment of diseases that do not have recommended treatment". Ivanaj stressed that illusions should not be created that plasma is being used, the patient has a safe recovery. "Let's not create illusions, because even where plasma was used, mortality from Covid-19 was not lower."

At the end of July, the Ministry of Health and Social Protection approved the protocols that allowed serological tests to be performed in private clinics as well. Serological tests are blood tests that focus on plasma and blood elements to see if a person has been infected with the coronavirus to then reach the antibodies. Ongoing studies say that the use of plasma may be beneficial for Covid-19 as well, however there are many questions and it still remains an evolving curative method.