Mbrëmjen e së premtes, Pallati i Koncerteve është pushtuar edhe njëherë nga artistët më të njohur shqiptarë të cilët janë bërë pjesë e “Top Music Awards”, ceremonia më e re e ndarjes së çmimeve e organizuar nga "Top Media".
Në një mbrëmje spektakli të drejtuar nga moderatori Ledion Liço që nisi me parakalimin në tapetin e kuq dhe vijoi me performanca nga disa prej artistëve më të mirë shqiptarë, publiku është njohur me formulën e re që, që prej këtij viti, i zë vendin festivalit të muzikës moderne “Top Fest”. Emra të njohur të ekranit janë ngjitur në skenën e Top Awards, duke u dorëzuar këngëtarëve çmimet për 12 kategori të ndryshme. Ja lista e plotë e fituesëve.
Kida - Artist to Watch
Alban Skënderaj – Top Albania Radio Hit of the Year
Era Istrefi - Female Artist of the Year
MC Kresha - Avangard Award
NRG Band - Group of the Year
Ledri Vula & Era Istrefi - Collaboration of the Year
Ledri Vula - My Music Hit of the Year
Alban Skënderaj - Male Artist of the Year
"Bonbon" nga Era Istrefit - Song of the Year
"Hitman" nga Kapital T - Video of the Year
Noizy - Viewers Choice
Alban Skënderaj - Achievement Award
Burimi: Top Channel/ Përshtati: Kristi Tashi