Showbiz

Top Channel, Klan e Vizion+ vijnë me surpriza të tjera: Emisionet që na fshehën

Top Channel, Klan e Vizion+ vijnë me surpriza të tjera: Emisionet

Me ardhjen e sezonit të ri televiziv, dy nga televizionet më të mëdha në vend, sollën emisione të reja dhe ndryshuan ato ekzistueset. “Kush vjen për drekë” me Arjola Shehun nisi në Klan, “Pop Culture i zuri vendin “Select” dhe Marina pritet të ngrejë siparin e “C’est la vie”.

Nëse menduan se e mbyllën me kaq, jeni gabuar. Nga një studim i Monitor mbi çmimet e reklamave në televizionet shqiptare, drejtorët e programacioneve në Top Channel dhe Klan zbuluan dhe spektaklet e reja që pritet të nisin së shpejti.

Programet e reja që i shtohen programacionit të Top Channel janë disa emra të njohur si “Dua të të bëj të lumtur,” “100 Milionë”, “Big Brother VIP” dhe “The Voice Kids” me sezonet e radhës. Gjithashtu, Vjollca Dedei shtoi edhe titujt e rinj si “Shiko kush luan në Top Channel,” “VIP në shtëpi” dhe të tjera surpriza. Një nga këta show do të jetë patjetër emisioni që do të moderojë Luana Vjollca të shtunave mbrëma.

Ndërsa në Klan, Armand Shkullaku zbuloi formulën e “C’est la vie”, ku tetë këngëtarë të rinj do të konkurrojnë me tetë personazhe të njohur. Në momentin që ky spektakël do të përfundojë, vendin do t’ia zërë një formulë e re blerë nga Endemol: një numër fëmijësh do të konkurrojnë me njëri tjetrin në gjithë zhanret artistike: muzikë, balet, instrumente, të gjitha në pjesë klasike.

Fundjavat në Klan do të kalohen në shoqërinë e një emisioni për operacionet plastike dhe një tjetër format që pritet të nisë së shpejti është “Travelling”, që do të sjellë destinacione të aksesueshme për të gjithë shqiptarët.

Vizion Plus nga ana tjetër do të rikthejë emisionin historik të Agim Bajkos, “Bypass show” dhe do t’u kushtojë më shumë hapësirë fëmijëve.

Burimi: Monitor

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----top-channel-klan-e-vizion-vijne-me-surpriza-te-tjera-emisionet-qe-na-fshehen