Po përflitet se Tom Ford do të jetë stilisti i ardhshëm i shtëpisë italiane të modës Gucci. Në dhjetor u njoftua se stilistja Frida Giannini dhe partneri i saj, drejtori Patrizio di Marco, do të largoheshin nga kompania.
Ford ishte në krye të skuadrës së stilistëve të Gucci nga viti 1994 në 2004, duke e bërë fitimprurës biznesin. Gjatë këtyre viteve, ai gjithashtu u vendos në krye të YSL, pasi Gucci Group bleu markën.
Edhe pse Gucci lajmëroi se Giannini dhe di Marco do largoheshin, Giannini pritej të qëndronte deri në prezantimin e koleksioneve të saj Vjeshtë 2015. Por, ajo e la punën një muaj më herët.
Rikthimi i Ford mund të jetë më shumë dëshirë për Guccin. Ai ka lançuar markën e vet, e cila vlerësohet me 1 miliard dollarë.
Ndërkohë, burimet brenda Gucci-t thonë se një skuadër e brendshme do të kujdeset për drejtimin, sa të zgjidhet stilisti i ri.
Emra të tjerë, të përmendur se mund të marrin punën janë Joseph Altuzarra, Riccardo Tisci i Givenchy, Peter Dundas i Emilio Pucci dhe Hedi Slimane nga Saint Laurent.
Burimi: Page Six
#showbiz