Pavarësisht tentativave të këngëtares Rovena Dilo për të mos lejuar konfiskimin e lokalit, ditën e sotme kompania përmbaruese ka vijuar punën duke nxjerrë jashtë të gjitha objektet.
Kjo pronë është bërë këtë javë subjekt i konfliktit midis Rovenës dhe dajës së saj, ndërsa ky i fundit ka thënë se prona i është shitur deputetit Tom Doshi dhe politikanit Ndriçim Babasi. Dhe sot, pak orë pasi në vend u mblodhën të gjitha mediat, me largimin e tyre, në lokal është futur vetë deputeti shkodran Tom Doshi. Gazeta Panorama raporton se Doshi u fotografua në ambjentet e lokalit që tashmë është mbi pronën e tij, pasi e bleu atë nga daja i këngëtares.
Shikoni fotot në galeri.