Metropolitan

Thuhet se Matty Healy ishte i lidhur, ndërkohë që dilte me Taylor Swift

Thuhet se Matty Healy ishte i lidhur, ndërkohë që dilte me Taylor
Shutterstock

 
Ndërkohë që interneti zihen me romancën e re, ende të pakonfirmuar të Taylor Swift, le të merremi pak me partnerin e saj të pretenduar, artistin Matty Healy. Sipas burimeve, ai, ndërkohë që po dilte me Swift, ishte i lidhur me modelen Meredith Mickelson dhe pasi u afrua me Swift, thjesht u zhduk dhe nuk i ktheu më përgjigje të dashurës.
 
Sipas “The Mirror”, ai dhe Meredith ishin bashkë ndërkohë që Taylor dhe Matty po regjistronin në studio së bashku. Kjo ndodhi në shkurt të këtij viti dhe modelja s’e kishte idenë fare se ç’po ndodhte.
 
“Ajo s’e priste fare. Gjatë gjithë kohës që Matty ishte në studio me Taylor, ajo s’e mendoi fare se do të ndodhte diçka e tillë. Ai shkonte në studio dhe rikthehej te modelja. Gjërat shkonin mirë deri në 29 mars, kur, krejt papritur, ai s’iu përgjigj më mesazheve dhe telefonatave”.
 
Burimi shtoi: “Ai thjesht u zhduk dhe kaq. Pastaj, pas 1 muaji, u shfaq publikisht me Taylor. Ajo mbeti e shokuar, por s’donte të luante viktimën dhe nuk e kishte në plan të thoshtë gjë publikisht. Por, miqtë e saj të ngushtë janë të acaruar për mënyrën se si Matty e trajtoi dhe mendojnë se ai s’është aspak një njeri i mirë.

Ndërkohë, Meredith është fanse e Taylor dhe shpeshherë, ka postuar video me këngët e saj në Tiktok. Ajo e cilëson si një grua të fortë, të pavarur dhe të talentuar dhe s’e ka ndër mend që të flasë keq për të, por shpreson që Matty të jetë kokë e këmbë i dashuruar me Taylor dhe ta trajtojë mirë artisten.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Vetëm ky s’lodhet kurrë! Ky është THE ONE! Gjithë pyetjet e tjera bëjani @smartentry_al ndërkohë që shihni sesi e bën shtëpinë xixë!

Komentoni ✨

Si përfundim, ka apo nuk ka?

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh: