Health

‘Thonjtë e Covid’ mund të jenë një shenjë që keni kaluar koronavirusin

‘Thonjtë e Covid’ mund të jenë një shenjë

Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar për simptoma të rralla të Covid, si për shembull “gjuha e Covid”, skuqjet dhe ndryshimet te gishtat e duarve dhe këmbëve – por tani ka edhe një shenjë tjetër treguese që mund të keni pasur koronavirus: Thonjtë e Covid.

Profesor Tim Spector, hetuesi kryesor i aplikacionit Zoe Covid Symptom Study, shpërndau një fotografi në Twitter, duke sugjeruar që thonjtë e Covid - vijat e dukshme te thonjtë - “po njihen gjithnjë e më shumë”.

Dr. Tanya Bleiker, presidente e Shoqatës Britanike të Dermatologëve, tha për HuffPost se është diçka që dermatologët po e dëshmojnë te pacientët me Covid.

"Këto ndryshime janë njohur prej kohësh si 'linjat Beau' dhe janë prerje tërthore te një thua, ose te të gjithë, te thonjtë e duarve dhe ndonjëherë edhe te thonjtë e këmbëve,” tha ajo.

Vijat mund të shfaqen te thonjtë e duarve midis dy dhe tre javësh pas një sëmundjeje - dhe pak më vonë te thonjtë e këmbëve. "Janë të padëmshme dhe zhduken me kalimin e kohës," shtoi Dr. Bleiker.

Duhet të theksohet se këto vija nuk shfaqen vetëm nga Covid. Shkaqe të tjera përfshijnë goditjet te thonjtë, ekzemën, kequshqyerjen, sëmundjen Raynaud, hipertensionin, epilepsinë, problemet me veshkat, sëmundjen Kawasaki dhe kimioterapinë.

Nëse ato nuk largohen, ose shtohen shumë, duhet të flisni me një dermatolog për të kuptuar më mirë se çfarë i shkakton.

‘Thonjtë e Covid’ mund të jenë një shenjë

REELS

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

😍😍😍😍😍

'Covid nails' may be a sign that you have passed the coronavirus

‘Thonjtë e Covid’ mund të jenë një shenjë

Health authorities have warned of rare Covid symptoms, such as " Covid's tongue ", redness and changes in the fingers and toes - but now there is another sign that you may have had coronavirus: Covid nails.

Professor Tim Spector, lead investigator for the Zoe Covid Symptom Study app, shared a photo on Twitter, suggesting that Covid nails - the visible lines on the nails - "are becoming more and more popular".

Dr. Tanya Bleiker, president of the British Association of Dermatologists, told HuffPost that it is something dermatologists are witnessing in patients with Covid.

"These changes have long been known as 'Beau lines' and are transverse cuts on one nail, or all of them, on the fingernails and sometimes even the toenails," she said.

Stripes can appear on fingernails between two and three weeks after an illness - and a little later on toenails. "They are harmless and disappear over time," added Dr. Bleiker.

It should be noted that these lines do not appear only by Covid. Other causes include stroke, eczema, malnutrition, Raynaud's disease, hypertension, epilepsy, kidney problems, Kawasaki disease, and chemotherapy.

If they do not go away, or increase too much, you should talk to a dermatologist to better understand what causes them.

‘Thonjtë e Covid’ mund të jenë një shenjë