Po bëhet kaq kohë që përflitet për një lidhje midis Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt. Jo vetëm kaq, por tanimë njerëzit janë të sigurtë që ata të dy kanë diçka bashkë.
Nga ana e tyre, këngëtarët kanë preferuar të mos pronocohen, veçse t’i hedhin sa më shumë benzinë zjarrit. Postimet me nënkuptime apo tekstet e dedikuara s’kanë munguar përgjatë gjithë kësaj kohe. Së fundmi, si për të konfirmuar atë që s’po parapëlqejnë ta konfirmojnë me zë të lartë, dyshja ka postuar foto nga i njëjti vend.
Eni dhe Genci po pushojnë bashkë dhe sido qoftë e vërteta, ne kemi të drejtën e plotë ta mendojmë këtë. Madje edhe vetë ndjekësit nuk i kanë kursyer komentet:
Thuhet se çifti po planifikohet të martohet, por e gjitha mbetet për t’u parë.