
Këngëtarja dhe ish-Miss Kosova, Morena Taraku, ka ndarë me ndjekësit një reflektim pasi zbuloi se ka kaluar një periudhë jo të lehtë në jetën e saj.
Në një postim në Instagram, ku shfaqet me disa fasha në zonën e barkut, Morena nuk ka hyrë në detaje për arsyen shëndetësore, por ka zgjedhur të flasë për gjithçka tjetër që nuk shihet në foto, atë që ka ndodhur brenda saj.
Në mesazh, ajo shkruan:
“Kam kaluar shumë gjatë këtyre muajve, ulje-ngritje, problemet shëndetësore të babait, stres dhe momente gëzimi. Por kam vetëm një kërkesë: ju lutem, jetoni jetën pa stres dhe zemërim. Jeta është e bukur dhe nuk duhet ta marrim asnjë minutë për të mirëqenë. Kaloni jetën me njerëzit që ju duan dhe që i doni, kjo është lumturia e vërtetë në jetë. Faleminderit për mesazhet dhe dashurinë tuaj. Shumë dashuri për të gjithë ju.”