
“Kënga Magjike 2025” do të nisë më 14 shtator dhe Ardit Gjebrea ka konfirmuar se krah tij, si bashkëprezantuese do të jetë e bija, Ana Gjebrea. Sigurisht, prezantimi do të jetë më emocionues për të, pasi do të ketë në skenë vajzën e tij, por sipas një videoje të publikuar nga vetë moderatori, ndoshta do t’u bashkohet edhe Kiara Tito.
Në videon e publikuar në Instastory nga llogaria e Arditit, shfaqet Luizi, i cili thotë: “E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni se me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon!”.
Ndërkohë që s’e dimë ende të sigurt nëse Kiara do të jetë bashkëprezantuese me Anën dhe Arditin, ky i fundit, ka treguar emocionet e tij për këtë vendim të rëndësishëm.
“Këtë vit ne kemi 25-vjetorin e ‘Këngës Magjike’ dhe duke qenë një vit shumë i rëndësishëm dhe i shënuar, do doja që ta ndaja me ju një gëzim shumë të madh, që Ana Gjebrea do të jetë prezantuese e festivalit ‘Kënga Magjike 2025'”, u shpreh kantautori.
Ana Gjebrea është vetëm 16 vjeçe, por jo pa përvoja në skenë. Ka kënduar live, ka pasur disa projekte muzikore dhe, më e rëndësishmja, ka përfaqësuar Shqipërinë në Junior Eurovision 2021 me këngën “Stand By You”.