Relationships

7 llojet e dashurisë: Vetëm disa kanë fatin të përjetojnë të fundit!

7 llojet e dashurisë: Vetëm disa kanë fatin të

Çfarë është dashuria? Filozofë dhe shkëncëtarë janë përpjekur në rrjedhën e kohës t’i përgjigjen ndoshta pyetjes më të ndërlikuar të njerëzimit. Në vitin 1980, psikologu amerikan Robert Sternberg krijoi një teori 3- komponentëshe të dashurisë e cila përfshin intimitetin, pasionin dhe angazhimin emocional. Sipas tij janë këto 3 përbërës arsyeja e lindjes së dashurisë, ndjenjës për të cilën janë shkruar mijëra këngë e libra.

Në këtë artikull do t’ju njohim me 7 lloje të dashurisë sipas Sternberg- ut:

7 llojet e dashurisë: Vetëm disa kanë fatin të

Pasion
Përgjithësisht ky është rasti kur partnerët e njohin shumë pak njëri- tjetrin, nuk kanë as idenë më të vogël nëse ekzistojnë të përbashkëta midis tyre, por ndjejnë një tërheqje të dyanshme që i mban bashkë. Psikologët shprehen se me kalimin e kohës raporti mund të kalojë në një stad më të thellë, por jo gjithmonë ndodh kjo, jo gjithmonë çiftet shkojnë përtej kësaj lloj dashurie.

7 llojet e dashurisë: Vetëm disa kanë fatin të

Pëlqim
Në marrrëdhënie të tilla partnerët mund të jenë vetvetja; i bashkojnë interesat e përbashkëta, të njëjtat pikëpamje mbi jetën si dhe i shoqëron ndjesia që pala tjetër po i mirëkupton. Besohet se një raport i tillë, ku pasioni është i vakët përfundon më shumë në miqësi se dashuri të mirëfilltë.

7 llojet e dashurisë: Vetëm disa kanë fatin të

Dashuri boshe
Kjo lidhje karakterizohet nga mungesë intimiteti, pasioni, ndonëse angazhimi nuk mungon. Përgjithësisht kjo ndodh pas një dashurie të zjarrtë e të furishme, që ashtu pa kuptuar nis të zbehet ndonëse respekti apo përkushtimi janë ende aty.

7 llojet e dashurisë: Vetëm disa kanë fatin të

Dashuri e kotë
Kjo lloj dashurie përfshin në vetvete angazhim dhe pasion; partnerët janë shumë të tërhequr pas njëri- tjetrit dhe të gatshëm të ndjekin bashkë traditën: shkëmbim betimesh, martesë, fëmijë etj, por nuk kanë intimitet të vërtetë. Psikologët shprehen se çifte të tilla mund të jetojnë bashkë për një kohë të gjatë, por lumturia e tyre është relative. Nga ana tjetër asnjëri nuk e tradhton tjetrin si mik.

7 llojet e dashurisë: Vetëm disa kanë fatin të

Dashuri romantike
Ka shumë kimi, tërheqje, partnerët ndihen mirë pranë njëri- tjetritm, por nuk janë të gatshëm për angazhime serioze. Marrëdhënëniet e këtij lloji shpesh nuk e arrijë nivelin e bashkëjetesës apo martesës.

7 llojet e dashurisë: Vetëm disa kanë fatin të

Bashkëpunim

Parnerët kuptohen shumë mirë, arrjnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, por jo rrugën e pasionit ama. Specilistët shprehen se një raport i tillë vjen kryesisht pas shumë vitesh martesë.

7 llojet e dashurisë: Vetëm disa kanë fatin të

Dashuri e përmbushur

Kjo dashuri përbëhet nga 3 komponentë: pasion, intimitet emocional dhe angazhim. Natyrisht nivelet e tyre nuk janë gjithmonë të barabarta, por është e rëndësishme të theksohet që janë aty, përherë të pranishme. Rrallë ndodh të shihni një raport të këtij lloji, por nëse kjo ndodh çiftet mund të jetojnë së bashkun një jetë të gjatë e të lumtur.

Gjatë jetës njeriu mund të përjetojë dashuri të ndryshme, me një person apo me partnerë të ndryshëm. Sido që të jetë, marrëdhënia mund të përngjasojë me një nga 7 llojet e mësipërme ose të balancohet në mesin e dy të tillave.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

These are the 7 types of love and only some have the fortune to experience the last!

7 llojet e dashurisë: Vetëm disa kanë fatin të