
Nëse ke bërë ndonjëherë seks në pushime, e di shumë mirë që është thjesht më i mirë. Të gjithë thonë që “vendndodhja s’ka rëndësi”, por kur je në një dhomë hoteli me ajër të kondicionuar, dritë të butë dhe asnjë alarm mëngjesi në horizont, po, ka rëndësi.
Sipas terapistëve të seksit, pushimet rrisin dëshirën seksuale sepse përjetojmë diçka të re, jemi larg stresit të përditshëm dhe – shumë thjesht – ndihesh më seksi. Dhe meqë je gati për arratisjen romantike, mos harro të marrësh edhe këtë listë me vete: 10 këshilla që do ta çojnë seksin tuaj të pushimeve në një tjetër nivel.
1. Merr me vete lodrat e tua të preferuara
Mos e lini gjithë “argëtimin” në dorë të hotelit. Merrni me vete ndonjë vibrator, vajra masazhi, rroba seksi ose edhe një spraj me aromë të mirë për atmosferë relaksuese.
2. Shfrytëzo çdo cep të dhomës së hotelit!
Shtrati është i rehatshëm, por a e ke provuar ndonjëherë seksin mbi tavolinë? Apo mbi lavamanin përballë pasqyrës? Jepi fjalës “udhëtim” një kuptim të ri. ;)
3. Pse jo një seks pasditeje?
Je mësuar ta bësh vetëm në mëngjes apo në darkë? Provo diçka ndryshe – pushimet janë ideale për të bërë seks jashtë orarit të zakonshëm.
4. Merrni të dy kohën tuaj
Nuk ka e-mail-e për t’u kthyer. As darka për të gatuar. Thjesht… ju të dy. Bëjeni ngadalë, shijoni çdo çast dhe mos harroni as përkujdesjen pas seksit.
5. Lëri punët në shtëpi (edhe laptopin)
Pushimet janë për t’u çlodhur. Nëse s’e ndal dot veten nga kontrollimi i e-mail-it, thuaji vetes që "e vetmja punë që kam tani, është të bëj seks të mrekullueshëm".
6. Lidhu me trupin tënd
Vëzhgo mjedisin, ndje aromat, tingujt, prekjen e partnerit/es. Sa më shumë i ndjen gjërat, aq më shumë kënaqesh.
7. Mos harro lubrifikantin
Në valixhe, bashkë me SPF-në dhe rrobat e banjës, duhet të ketë edhe lubrifikant. Gjithçka bëhet më e mirë me të.
8. Relaksohu
Nuk ka orar, nuk ka presion. Harro gjithçka tjetër dhe lejo veten të ndjesh – jo të mendosh. Kjo është koha për kënaqësi.
9. Mos numëro sa herë e keni bërë
Seksi i mirë nuk matet me frekuencë. Disa çifte bëjnë maratona, disa thjesht shijojnë një natë të zjarrtë dhe kaq. Çfarëdo që funksionon për ju, është mjaftueshëm.
10. Eksperimentoni
Ky është momenti të provoni diçka të re. Një pozicion që s’e keni bërë kurrë më parë? Një fantazi që s’e keni ndarë më parë? Pushimet janë vendi ideal për të eksploruar.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Cosmopolitan