Që kur nisi rrugëtimin e saj, Arilena ka zgjedhur që kur bie fjala për të të diskutohet vetëm për muzikë. E themi këtë, sepse gjithmonë këngëtarja është përpjekur ta mbajë larg medias jetën e saj personale. Aq sa edhe në rrjetet e saj sociale është kujdesur të mos ndajë detaje nga gjithçka ndodh përtej projekteve profesionale.
Gjithsesi, as ylli i hitit ‘Nentori’ nuk i ka shpëtuar ‘paparacëve’. Në disa foto të publikuara nga ‘Revista Who’ këngëtarja shfaqet teksa puthet gjithë pasion me një djalë, që me shumë gjasa duket të jetë partneri i saj.
Teksa shijon pushimet në një jaht, Arilena duket mjaft e dhënë pas djaloshit bjond, që deri më tani është krejtëisht i panjohur për publikun.
Kjo, është hera e parë që këngëtarja përflitet për një romancë të vërtetë edhe pse vetë ajo nuk ka treguar asnjë detaj nga kjo histori.