Fashion & Beauty

The Weeknd nuk njihet më pas ndarjes nga Bella Hadid

The Weeknd nuk njihet më pas ndarjes nga Bella Hadid

Thonë që nëse një vajzë ndryshon flokët pas ndarjes, është ndarë përfundimisht. Ndoshta The Weeknd donte të përcillte këtë mesazh me look-un e ri që e debutoi në Toronto International Film Festival.

Para jush, The Weeknd dhe mustaqja e tij serioze.

The Weeknd nuk njihet më pas ndarjes nga Bella Hadid

Pas premierës së “Uncut Gems,” në të cilin këngëtari aktron për herë të parë, The Weeknd u shfaq në tapetin e kuq pa mjekrën e plotë që e karakterizon e me një mustaqe në vend të saj. Gjithashtu, flokët i ka ndryshe. Fare mirë ky mund të mos jetë The Weeknd.

Ata që mundën t’i hiqnin sytë nga mustaqja e The Weeknd vunë re se mbante veshur një kostum blu nate, këmishë të bardhë klasike dhe këpucë kafe.

The Weeknd nuk njihet më pas ndarjes nga Bella Hadid

Ndryshimi drastik në pamje vjen pak kohë pas ndarjes nga Bella Hadid. Në fakt, është dalja e tij e parë në tapet të kuq që nga ndarja.

Pas një ribashkimi një vit më parë, ata vendosën t’i jepnin fund lidhjes sepse nuk u përputheshin axhendat profesionale. Një burim për E! News tha se distanca ishte faktori më domethënës. Për më tepër, The Weeknd do të bëhet edhe aktor së shpejti dhe i duhet më shumë kohë për të mësuar skenarin a për të hyrë në personazh.

Burimi shpjegoi, “Janë në vende të ndryshme, fizikisht dhe mendërisht. Bella po përgatitet për javën e modës, ndërsa Abel po merret me albumin dhe rolin e tij të parë.”

Për më tepër, edhe Bella ka ndryshuar pamje. I dha lamtumirën flokëve të errët dhe zgjodhi një ngjyrë më të çelët e më të shkëlqyeshme.

The Weeknd nuk njihet më pas ndarjes nga Bella Hadid

Pra mund të themi se ka marrë fund.

REELS

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

😍😍😍😍😍

Si unë në maturë 😩

Kur një burrë do shumë fëmijë duket sikur do që edhe gruas “t’ia lidh këmbët”

The Weeknd is no longer recognized after the split by Bella Hadid

The Weeknd nuk njihet më pas ndarjes nga Bella Hadid

They say that if a girl changes her hair after separation, it is definitely split. Perhaps The Weeknd wanted to convey this message with the new look that debuted at the Toronto International Film Festival.

Before you, The Weeknd and his serious mustache.

After the premiere of "Uncut Gems," in which the singer first acted, The Weeknd appeared on the red carpet without the full beard that features her with a mustache in place. also, her hair is different. Well this might not be The Weeknd.

Those who could take a peek at The Weeknd's mustache noticed that he was wearing a blue night suit, classic white shirt and brown shoes.

The drastic change in appearance comes shortly after Bella Hadid split. In fact, it's his first appearance on the red carpet since the split.

After a reunion a year ago, they decided to end the relationship because their professional agendas didn't match. A resource for E! Neva said distance was the most significant factor. What's more, The Weeknd will also become an actor soon and it takes more time to learn the script or get into the character.

The source explained, “They are in different places, physically and mentally. Bella is gearing up for fashion week, while Abel is tackling the album and his first role. "

What's more, Bella has changed her look, too. She said goodbye to her hair brown and chose a lighter and more brilliant color.

So we can say it's over.