KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Oh jo, Bella Hadid dhe The Weeknd u ndanë sërish

Shkruar nga Anabel

7 Gusht 2019

Bella Hadid dhe i dashuri i saj një herë po, e një herë jo, The Weeknd, janë ndarë sërish.

Mesa duket, pas një ribashkimi një vit më parë, ata vendosën t’i jepnin fund lidhjes sepse nuk u përputheshin axhendat profesionale. Një burim për E! News tha se distanca ishte faktori më domethënës. Për më tepër, The Weeknd do të bëhet edhe aktor së shpejti dhe i duhet më shumë kohë për të mësuar skenarin a për të hyrë në personazh.

Burimi shpjegoi, “Janë në vende të ndryshme, fizikisht dhe mendërisht. Bella po përgatitet për javën e modës, ndërsa Abel po merret me albumin dhe rolin e tij të parë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by (@bellahadid) on

Ndarjet s’janë kurrë të gëzueshme, por të paktën, sipas burimit, ka shanse që të rikthehen bashkë, si kanë bërë më parë. “Shpresojnë të kthehen sërish bashkë, por tani për tani po fokusohen te vetja dhe te projektet e tyre,” shpjegon ai.

MOS I HUMBISNI