Metropolitan

Historia e trishtë dhe frymëzuese e Xherdan Shaqirit pas largimit nga Kosova!

Historia e trishtë dhe frymëzuese e Xherdan Shaqirit pas largimit nga

Në një intervistë për “The Players Tribune” futbollisti shqiptar nga Gjilani rrrëfeu disa detaje mbi largimin e tij nga Kosova pak para luftës, jetesën e vështirë në Basel të Zvicrës dhe ndjenjat për vendlindjen.

“Shtëpia jonë nuk ishte e ngrohtë. Ishte një shtëpi shumë e vjetër në një fermë në Basel. Tani nuk e mendoj më, por dikur qëndroja ngrohtë thjesht duke vrapuar sa andej-këtej nëpër shtëpi. Vëllai i madh ishte ai që ankohej më shumë , sepse dhoma e tij ishte sipër dhe shumë larg oxhakut. I duhej të flinte me 5 batanije në dimër.

Ne u larguam nga Kosova pak para se të fillonte lufta, kur unë isha vetëm 4 vjeç. Prindërit u përpoqën të ndërtonin një jetë tjetër në Zvicër së bashku me 2 vëllezërit e mi. Nuk ishte e thjeshtë. Babai nuk fliste gjermanisht, kështu që nisi të punonte si pjatalarës në një restorant, ndërsa ime më punonte si pastruese nëpër zyra (unë e ndihmoja me fshesën me korrent, ndërsa vëllai pastronte dritaret).

Zvicra ishte e shtrenjtë, aq më tepër për prindërit e mi që duhet të dërgonin para në Kosovë tek familjarët e tjerë. Shtëpia e xhaxhait tim u dogj, u rrënua dhe kishte kaq shumë dhimbje tek ta. Im atë dërgonte sa më shumë para të mundte; ndaj ne nuk kishim të holla të hequra mënjanë, nuk merrnim dhurata, me përjashtim të ditëlindjeve.”

Shaqiri rrëfen se shkonte shpesh në Kosovë, deri në momentin që shpërtheu lufta dhe ishte e pamundur të rikthehej tek familjarët. Më pas ai ndalet tek futbolli dhe mënyra si stërvitej.

Historia e trishtë dhe frymëzuese e Xherdan Shaqirit pas largimit nga

“Shkollën e kisha në një zonë të qetë të qytetit, ndërsa shtëpinë vetëm 5 minuta larg vendeve të rrezikshme. Por mua s’më interesonte kjo gjë, sepse aty luhej futbolli i vërtetë. Kishte njerëz nga të gjitha vendet, nga Shtetet e Bashkuara, Turqia, Afrika, Serbia, Shqipëria etj. Aty mësova gjithçka për futbollin. […] Kur isha 14 vjeç dhe luaja më klubin e Basel-it, patëm mundësinë të luanim për kupën e Nike në Pragë dhe aty triumfuan. Që prej atij turneu, nisa të fitoja shumë vëmendje.”

Në fund, futbollisti ndalet edhe tek raporti me Kosovën/Shqipërinë dhe atë me Zvicrën.

Historia e trishtë dhe frymëzuese e Xherdan Shaqirit pas largimit nga

“Në 2012-n ne luajtëm kundër Shqipërisë dhe unë vendosa 3 flamuj tek takat, atë të Zvicrës, flamurin e Shqipërisë dhe flamurin e Kosovës. Të gjithë gazetat zviceriane nisën të shkruanin gjëra negative për mua, por ishin të pabaza sepse njerëzit duhet të kuptojnë që ato pjesë e identitetit tim. Në Botërorin Rusi 2018 do të kem edhe flamurin e Kosovës edhe atë të Zvicrës tek takat, jo për ndonjë arsye politike, thjesht sepse ata flamuj tregojnë historinë time. Mos u shqetësoni sepse flamurin e Zvicrës po e vendos tek këmba e majtë [këmba e tij më e mirë për gjuajtje].”

 

??????????#matchday#spain#swiss#XS23

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

Para se të luante për Bayern-in, 26-vjeçari e nisi karrierën tek klubi për të rinjtë e Basel-it. Më pas u transferua tek Interi për një vit dhe që prej 2015-s qëndron tek klubi anglez i Stoke City. Shaqiri është cilësuar si “Messi i Alpeve” duke iu referuar shpejtësisë, teknikës dhe gjatësisë së tij (1.69m).

 

#XS23 ?????????

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

The sad and inspirational story of Xherdan Shaqiri

Historia e trishtë dhe frymëzuese e Xherdan Shaqirit pas largimit nga