Kendall Jenner sapo mbushi 23-vjeç, por kjo nuk e ndalon të mos kryesojë në industrinë e modës për të dytin vit radhazi. Edhe kësaj here, sipas listes së publikuar nga Forbes, Kendall është një nga modelet më të paguara për këtë vit duke arritur të mbledhë rreth 22.5 milion dollarë.
Sigurisht bashkëpunimi me marka të njohur si Adidas apo Estee Lauder i dhanë një dorë të mirë fitimeve të 23-vjeçares.
Vitin e shkuar, Kendall arriti të rrëzonte nga froni Giselle Bundchen, modelen e cila për 10 vite me radhë ka qenë më e paguar ndër të tjerat. Këtë vit, pas Jenner-it në vend të dytë renditej Karlie Kloss me fitime që kapnin shifrat e 13 milion dollarëve.
Edhe pse ky është vazhdimi i një suksesi të madh, njerëzit nuk i kursejnë aspak kritikat duke e akuzuar modelen se ka privilegje të veçanta për shkak se vjen nga një familje e famshme.