Metropolitan

Sipas kësaj videoje, Shakira mund të jetë rikthyer me ish-in

Sipas kësaj videoje, Shakira mund të jetë rikthyer me ish-in
Instagram/Shakira

Shakira është rikthyer fuqishëm në skenë me turneun botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, por këtë herë vëmendjen po e merr jeta e saj private. Një moment personal ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur diskutime të shumta mes fansave.

Këngëtarja kolumbiane u pa duke darkuar në San Diego, në shoqërinë e ish-partnerit të saj Antonio de la Rúa. Në një video të shpërndarë në internet, këngëtarja duket e buzëqeshur dhe e lumtur pranë Antonios në një restorant luksoz, momente që kanë ngjallur dyshime për një ribashkim të mundshëm.

Kjo paraqitje publike nuk ishte krejtësisht e papritur për fansat më të vëmendshëm. Që prej vitit 2024, kanë nisur të qarkullojnë shenja të vogla për një afrim mes tyre. Një nga momentet e para ishte kur Antonio "pëlqeu" një postim të Shakirës me rastin e Ditës së Nënës.

Në fillim të vitit 2025, pas pushimeve të këngëtares në Punta del Este, Uruguai, u përfol se ajo nuk qëndroi në hotel, por në La Colorada, shtëpia e Antonios. Madje, burime jozyrtare thonë se ai ka marrë një rol si menaxher në turneun aktual të saj.

Gjithashtu, gjatë koncertit të Shakirës në Argjentinë, ajo ftoi në skenë vajzën e Antonios, Zulun, për një moment të ngrohtë që u shpërnda gjerësisht në rrjet.

Ndërkohë, në darkën e fundit në San Diego, veç ish-çiftit ishin të pranishëm edhe dy djemtë e Shakirës, Sasha dhe Milan, si dhe vëllai i saj, Tonino, një tjetër detaj që shton dyshimet për një lidhje më shumë se thjesht miqësore.

Sipas kësaj videoje, Shakira mund të jetë rikthyer me ish-in

Shakira dhe Antonio de la Rúa u takuan në vitin 2000, përpara se ajo të bëhej një yll ndërkombëtar. Djali i ish-presidentit të Argjentinës nuk ishte vetëm partneri i saj romantik, por edhe një këshilltar strategjik, që ndihmoi në planifikimin e kalimit të saj në tregun ndërkombëtar.

Bashkë ata realizuan albumin “Laundry Service” (2001), i cili përmbante hitin “Whenever, Wherever” dhe shënoi nisjen e epokës globale të Shakirës.

Por lidhja përfundoi në vitin 2011, mes mosmarrëveshjesh dhe betejash ligjore. Antonio kërkoi një pjesë të fitimeve të këngëtares, duke pretenduar se ka dhënë kontribut në suksesin e saj. Ndarja u përkeqësua edhe më shumë kur Shakira nisi një marrëdhënie të re me futbollistin Gerard Piqué.

REELS

Vetëm ky s’lodhet kurrë! Ky është THE ONE! Gjithë pyetjet e tjera bëjani @smartentry_al ndërkohë që shihni sesi e bën shtëpinë xixë!

Komentoni ✨

Si përfundim, ka apo nuk ka?

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

According to this video, Shakira may be back with her ex

Sipas kësaj videoje, Shakira mund të jetë rikthyer me ish-in
Instagram/Shakira

Shakira is back on stage with her "Las Mujeres Ya No Lloran" world tour, but this time her private life is taking the spotlight. A personal moment has made the rounds on social media and sparked numerous discussions among fans.

The Colombian singer was spotted dining in San Diego with her ex-partner Antonio de la Rúa. In a video shared online, the singer appears smiling and happy next to Antonio in a luxurious restaurant, moments that have raised suspicions of a possible reunion.

This public appearance was not entirely unexpected for the most attentive fans. Since 2024, small signs of a rapprochement between them have begun to circulate. One of the first moments was when Antonio "liked" a post of Shakira on the occasion of Mother's Day.

In early 2025, after the singer's vacation in Punta del Este, Uruguay, it was rumored that she was not staying in a hotel, but at La Colorada, Antonio's home. In fact, unofficial sources say that he has taken on a role as manager on her current tour.

Also, during Shakira's concert in Argentina, she invited Antonio's daughter, Zulu, on stage for a warm moment that was widely shared online.

Meanwhile, at the recent dinner in San Diego, in addition to the ex-couple, Shakira's two sons, Sasha and Milan, as well as her brother, Tonino, were also present, another detail that raises suspicions of a more than just friendly relationship.

Sipas kësaj videoje, Shakira mund të jetë rikthyer me ish-in

Shakira and Antonio de la Rúa met in 2000, before she became an international star. The son of the former president of Argentina was not only her romantic partner, but also a strategic advisor, helping to plan her transition into the international market.

Together they released the album "Laundry Service" (2001), which contained the hit "Whenever, Wherever" and marked the beginning of Shakira's global era.

But the relationship ended in 2011, amid disagreements and legal battles. Antonio demanded a share of the singer's earnings, claiming he had contributed to her success. The split was further exacerbated when Shakira began a new relationship with footballer Gerard Piqué.