
Dwayne Johnson po përgatitet për një ndryshim fizik për rolin e tij të ri.
Aktori i njohur do të bashkëpunojë sërish me regjisorin Benny Safdie për një projekt krejtësisht të ri dhe të pazakontë. Filmi i radhës titullohet Lizard Music dhe bazohet në romanin e autorit Daniel Pinkëater.
Lajmi u bë i ditur nga vetë aktori gjatë një paneli në Festivalin e 50-të Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Johnson zbuloi se në këtë film ai do të interpretojë një personazh krejt ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim, një burrë ekscentrik rreth të 70-ave me emrin/nofkën "Chicken Man"
“Shoku i tij më i mirë është... një pulë,” shtoi ai mes të qeshurave të publikut.
"Jam shumë i emocionuar sepse kam mundësinë të transformohem përsëri, siç bëra në Smashing Machine. Mezi pres," tha aktori, duke e konsideruar rolin një sfidë artistike dhe fizike.
Dwayne Johnson Says Weight Loss Is for New Acting Role; He's Playing a 70-Year-Old Man Whose Best Friend Is a Chicken: 'I Still Have a Long Way to Go' https://t.co/LiUqrq4T2l
— Variety (@Variety) September 8, 2025
Për të hyrë në karakterin e veçantë që do luajë, Dwayne Johnson ka filluar tashmë një regjim për të humbur peshë. Me humor, ai tha se është në një fazë ku “po ha më pak pulë” për të hyrë në formën e kërkuar për rolin.
“Kam ende shumë rrugë për të bërë,” shtoi ai, duke theksuar përkushtimin ndaj këtij projekti të ri.
Ky rol shënon një tjetër hap larg imazhit të tij tradicional si aktor aksioni dhe tregon gatishmërinë për të eksperimentuar me role tjera nga sa e kemi parë.