Dita e parë e kopshtit apo e çerdhes ndonjëherë është për nënat më e vështirë se për fëmijët. Fakti që do t’ja besojnë sigurinë e të voglit të tyre dikujt tjetër bën që nënat veçanërisht ato shqiptare të rrijnë pas dere e të presin deri sa orari i kopshtit të mbarojë.
E njejta gjë duket se i ka ndodhur ditën e sotme edhe këngëtares Vesa Luma. Djali i saj Lian, sot ka shkuar në kopësht për herë të parë dhe këngëtarja nuk ka mundur dot të ndahet me të.
“Dita e parë në kopësht. Mbeta në dritare.”
Kështu ka shkruar Vesa në një foto të postuar pak orë më parë në instastory, dhe me shumë mundësi nënat që e kanë kaluar këtë situatë duhet a kuptojnë shumë mirë.
Vesa Luma prej rreth një viti është zhvendosur dhe jeton në Zelandën e Re së bashku me bashkëshortin Big Basta dhe me djalin e tyre Lian.