Paraditen e sotme menduam se Besi dhe Xhensila kishin hequr dorë përkohësisht nga muaji i mjaltit, për të përfunduar angazhimet e fundit profesionale, që pastaj të mund të shijojnë të qetë pushimet e tyre të para si burrë e grua.
Por ndërkohë që ne qanim hallin e dyshes së njohur, ata kanë qenë në avion, rrugës për në Maldive. Xhensila ka publikuar në Instagram momente nga qëndrimi i tyre në hotelin Four Seasons, pastaj ndërsa ngrinte një dolli me Besin.
Siç duket kanë finalizuar çdo projekt profesional dhe tani do të shijojnë frytet në breg të oqeanit Indian dhe dashurinë e tyre sigurisht.