‘Fifty Shades Darker’ vazhdimi i filmit të famshëm ‘Fifty Shades of Grey’ nuk do të dalë në ekranin e madh deri më Shkurt 2017, por producentët na kanë përkëdhelur me një ‘teaser’.
Këtë vit filmi do të drejtohet nga Niall Leonard, bashkëshorti i shkrimtares E.L James, e cila ka shkruar tre librat e ‘Fifty Shades’ ndërsa CEO-ja e Universal Pictures Donna Langley ka thënë se dy filmat pasardhës do të jenë më shumë të natyrës thriller.
Bilioneri i preferuar i femrave në të gjithë botën, shfaqet seksi me një maskë të zezë. Do t’ju duhet të duroni edhe 600 ditë deri në filmin e plotë.
Burimi: Elle