Advili është një medikament i bazuar tek ibuprofeni. Është një anti-inflamator jo-steroidik dhe përdoret në lehtësimin e dhimbjeve si: dhimbja e kokës, dhimbja e dhëmbëve, dhimbjet e muskujve dhe ligamenteve, artriti, dhimbje pas operacioneve, dhimbjet e periodave dhe tipe të tjera dhimbjesh.
Efektet anësore
Njerëzit që vuajnë nga dëmtime të stomakut ose ulcera, duhet të tregohen të kujdesshëm në marrjen e këtij medikamenti, nëse e përdorin për një kohë të gjaë. Efekte të tjera anësore mund të jenë humbja në peshë, dhimbje stomaku, të vjella, marrje mendsh, dhimbje zemre, diarre, shikim i mjegulluar, zhurmë në vesh dhe zënie kaps. Marrja në doza të mëdha dëmton veshkat dhe mëlçinë. Individët që marrin hollues gjaku, duhet të shmangin përdorimin e Advilit. Konsultohuni me mjekun, para se të vendosni të merrni një medikament të tillë
Përdorimi
Advili përdoret për trajtimin e dhimbjeve të vogla dhe dhimbjeve të kokës, dhimbjeve të shkaktuara nga i fothti, dhimbjeve të dhëmbëve, dhimbjet e shpinës ose muskujve. Redukton inflamacionin dhe enjtjen dhe redukton ethet. Mund të përdoret për të trajtuar sëmundje kronike si artriti ose sëmundja e gutës. Merret çdo 4-6 orë, shoqëruar me një gotë ujë. Doza bazohet në kushtet e pacientit.
|Burimi: Easy Good Health